+355 (04) 2400241 [email protected]

PRO GRAVE RURALE

15 Tetor 2019, ora 10:30-15:00

Qendra Rinore e Tiranës (Rruga e Kavajës, midis Raiffeisen Bank dhe Dhomës së Tregtisë)

Një mundësi për t’u ndërgjegjësuar për rolin e rëndësishëm dhe kontributin e grave rurale në bujqësi dhe zhvillimin rural dhe rivitalizuar përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar situatën nëpërmjet politikave pro-grave rurale

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) me mbështetjen e tre organizatave anëtare – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), AGRINET dhe AGROPUKA – organizojnë eventin për të rritur ndërgjegjësimin rreth  Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale dhe njëherësh për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për mbështetje të qëndrueshme në adresimin e sfidave me të cilat ndeshen  gratë rurale në vendin tonë.

Edicioni i parë do të çelet në Tiranë dhe në vitet në vazhdimësi do të udhëtojë në bashkinë që vlerësohet si “Bashkia pro-grave rurale” për vitin përkatës. Eventi do të marrë formën e një forumi ndërveprues shkëmbimi, frymëzimi dhe ekspozimi mbi kontributin dhe rolin e grave në bujqësi dhe zhvillimin rural. Do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi situatën aktuale të nevojave dhe sfidave me të cilat përballen gratë dhe vajzat në zonat rurale, për të ndarë modele frymëzimi të grave rurale të suksesshme por edhe për t’u njohur me nisma konkrete që mbështesin fuqizimin e grave rurale; si dhe për të ekspozuar produkte lokale të prodhuara nga grupe kolektive të grave si një mënyrë për të celebruar diversitetin e produkteve lokale, duart e palodhura dhe energjinë e grave rurale.  Ky event shënon edicionin e parë të dhe synon të dhe synon të kthehet në një traditë të përvitshme për të revitalizuar përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar situatën e grave rurale nëpërmjet politikave pro-grave rurale.

Edicioni i parë do të synojë të bëjë bashkë të gjithë aktorët në fushën e zhvillimit rural dhe në fuqizimin e grave për të rritur ndërgjegjësimin rreth nevojës për përpjekje të përbashkëta në krijimin e modeleve të qëndrueshme që fuqizojnë rolin e gruas në zhvillimin rural dhe jetën komunitare.

Për këtë, Edicioni i I-rë do të lançojë Platformën e Parlamentit të Dytë Rural Shqiptar që synohet të mbahet në pranverën e vitit 2020 dhe risinë që kjo platformë mbarëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse sjell për fuqizimin e grave dhe vajzave rurale.

Për konfirmim të pjesëmarrjes: [email protected]