+355 (04) 2400241 [email protected]

Parlamenti Rural Shqiptar 2017 përfaqëson një platformë advokacie, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzimi për të fuqizuar zërin e komuniteteve rurale. Ai ofron një model unik të qasjes nga poshtë-lart për të influencuar qeverisjen efektive në vend.

Aktiviteti lançues i Parlamentit të parë Rural Shqiptar u organizua më 14 prill 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky event solli bashkë akademikë, organizata të shoqërisë civile dhe aARPnëtarë të Rrjetit, përfaqësues të Agjencive të Zhvillimit Rajonal, aktorë të tjerë të interesit të zhvillimit rural dhe studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit. Takimin e çeli rektori i UBT, Prof. Dr. Bahri Musabelliu, i cili inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të kapitalizojmë pespektivat dhe përvojat tona për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin rural të vendit.

 

Mesazhet kryesore të Eventit:

  • Zhvillimi rural duhet të orientohet ndaj zhvillimit me bazë territorin, e cila është e integruar, përfshin partneritete ndërsektoriale dhe shumë aktorësh, gjithashtu. Interesi ndaj zbatimit të qasjes LEADER duhPicture3et të rritet paralel me ofrimin e mbështetjes për krijimin e partneriteteve ndërmjet sektorëve për prezantimin e Leader/CLLD;
  • Banorët e zonave rurale, familjet dhe organizimet e ndryshme, shoqatat e fermerëve, grupe të rinjsh, shoqatat e grave, klustera, konsorciume dhe bërthama si dhe grupe të ndryshme janë të parët mbi të cilët bie përgjegjësia e zhvillimit të komuniteteve të tyre ku ata jetojnë. Për këtë, ata duhet të marrin përsipër rolin e aktorit të ndryshimit në komunitetin e tyre. Promovimi i rolit të liderit duhet të jetë në thelb të nismave rurale;
  • Qeverisja dhe politikëbërësit duhet të përftojnë një kuptim më të mirë dhe të ndërmarrin veprime dhe reforma konkrete në zhvillimin rural; donatorët, gjithashtu, munden të ndihmojnë në lidhje me këtë;
  • Bashkitë duhet të forcojnë kapacitetet e tyre për zhvillimin e integruar dhe me bazë territorin të zonave rurale; zhvillimi social-ekonomik i zonave rurale duhet të mbështetet në promovimin e potencialeve endogjene të territoreve;
  • Fuqizimi i shoqërisë civile dhe i gjithë sektorit jopublik përbën prioritet për të mundësuar zhvillimin me qasje nga poshtë-lart;

UBT shprehu gadishmërinë për të bashkërenduar në çdo fazë me ANRD në këtë proces.

Partnerët në këtë sipërmarrje ndanë një vizion të përbashkët përsa i përket rolit të akademisë, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të interesit në adresimin e çështjeve kritike dhe sfidave me të cilat përballet zhvillimi rural. Parlamenti Rural Shqiptar ofron një mundësi edhe në lidhje me ndarjen e përvojave dhe transferimin e njohurive në rajon dhe Europë.

Aktivitetet vijuese:

Dymbëdhjetë tryeza rajonale do të organizohen me qëllim konsultimin me të gjithë aktorët e interesuar në 12 qarqet e vendit e platformës së sfidave të zhvillimit rural në vendin tonë dhe ndër të tjera theksimi i veçantive dhe specifikave rajonale të zhvillimit rural.

Parlamenti i Parë Rural Shqiptar do të organizohet më 28-30 shtator 2017 duke sjellë së bashku rreth 300 përfaqësues të autoriteteve publike lokale, sektorit  privat,  shoqërisë civile  si dhe grupe formale dhe informale të komuniteteve lokale mbarë vendit. Konferencë, sesione plenare, workshope tematike, diskutime dhe aktivitete promovuese të produkteve tipike lokale të zonave të ndryshme rurale do të jenë pjesë e programit 2 ditë e gjysmë të eventit. Ndarja e përvojave konkrete sllovene, kroate dhe italiane në lidhje me zbatimin e qasjes LEADER/CLLD do të ekspozojë aktorët lokal shqiptar me përvojat e GLV-ve të tematikave të ndryshme. Të 61 bashkitë do të përfaqësohen me zyrtarët vendor, fermerët dhe agjentë të ndryshëm ekononomik dhe social.

‘Deklarata e Përbashkët e Parlamentit të Parë Rural Shqiptar – një set rekomandimesh që adresojnë prioritetet zhvillimore të komuniteteve rurale në Shqipëri’ do t’i transmetohet Qeverisë së re dhe strukturave përkatëse të saj për sigurimin e angazhimit për të avancuar më tej “Axhendën Rurale Shqiptare”.