Më 21 Shkurt 2018, u mbajt Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural. Axhenda e takimit përfshiu çështje të rëndësishme që lidhen me veprimtarinë dhe funksionimin e Rrjetit.
Disa nga temat kryesore të diskutuara gjatë Mbledhjes, përfshinë:
- Raport progresi mbi aktivitetet e Rrjetit Janar-Dhjetor 2017
- Raporti financiar për vitin 2017
- Korniza Strategjike ANRD 2018-2020
- Prezantimi i projektit “Konsolidimi i rolit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural drejt një modeli funksional të perspektivës me pjesëmarrje dhe me orientim nga poshtë-lart në axhendën kombëtare të zhvillimit rural”, (2018-2020), financuar nga BE dhe zbatuar në partneritet ndërmjet IDM, Agrinet dhe AgroPuka
- Anëtarësimet në Rrjet në kuadër të organizimeve të forumeve rajonale
Për më shumë informacion rreth Rrjetit dhe aktiviteteve në fokus, ju ftojmë të vizitoni rubrikën Të Reja&Evente