Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Rrjetit, takimi i dytë për vitin 2017, u mbajt më 31 gusht 2017, në hotel Kapital Tirana. 18 pjesëmarrës, përfaqësues të organziatave anëtare ANRD, morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë. Çështjet kryesore të përfshira në axhendë ishin siç vijon:
- Statuti i rishikuar ANRD
- Progresi i punës së Rrjetit për periudhën Janar – Shtator 2017
- Parlamenti parë Rural Shqiptar
- Çështje të anëtarësisë: Organizatat anëtare aktuale dhe kërkesat për anëtarësi
- Çështje të tjera
Në përfundim të takimit, Asambleja e Përgjithshme ANRD pranoi dhe miratoi kërkesën për anëtarësi të dy organizatave:
- Pro Përmet
- COSPE Albania
Asambleja mirëpret të dyja organizatat si anëtarë të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe i përgëzon ata për punën e rëndësishme që kanë bërë në zonën e Përmetit dhe Zadrimës.
Jemi në pritje të punuarit së bashku për zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri.