Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim operon në Shqipëri që në vitin 1999.
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka në fokus të veprimtarisë së vet qeverisjen pjesëmarrëse dhe institucionet demokratike, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin e shoqërisë civile, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e sigurisë. IDM synon konsolidimin e zhvillimeve në këto fusha nëpërmjet hulumtimit të pavarur, rritjes së kapaciteteve dhe ndërveprimeve efikase përmes spektrit të gjerë të aktorëve në shoqëri.
Misioni-avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternative të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
IDM ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca. Për arritjen e objektivave strategjikë, përzgjedhja e aktiviteteve të IDM kërkon të shkojë pëtej projekteve të thjeshta. Ato janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e vlerave të përbashkëta dhe ndërveprimeve efikase përmes spektrit të gjerë të aktorëve socialë.
Adresa: Rr. Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1,
Tel: +355 4 240 0241
E-mail: [email protected]
Web: https://idmalbania.org/sq/