+355 (04) 2400241 [email protected]

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – Anrd
Asambleja e Përgjithshme
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – Anrd

Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i Rrjetit. Anëtarët e Asamblesë mblidhen të paktën një herë në vit për të ofruar drejtim strategjik, udhëzime dhe këshilla në linjë me prioritetet e ANRD dhe çështje të tjera të rëndësishme në praktikën e zhvillimit rural. Aktualisht, Asambleja e Përgjithshme numëron 27 anëtarë me të drejtë vote. (qershor 2020)

Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga anëtarë me të drejta të plota, anëtarë të asociuar dhe anëtarë nderi:

a) Anëtarë me të drejta të plota:

  • Çdo organizatë jofitimprurëse e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi dhe kur qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së saj përputhet me atë të Rrjetit;
  • Çdo Grup Vendor Veprimi i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi;

b) Anëtarë të asociuar:

  • Institucione publike lokale/rajonale dhe kombëtare kur veprimtaria e tyre është e lidhur me zhvillimin rural;
  • Agjenci të ndryshme zhvillimi, donatorë, Banka, etj.
  • Akademia, universitete, qendra kërkimi, shkolla profesionale

c) Anëtarë nderi mund të jenë:

  • Persona me kontribut të spikatur në fushën e zhvillimit rural, kontribues dhe mbështetës të Rrjetit.

Bëhu pjesë e ANRD!

 
Regjistrohu