+355 (04) 2400241 [email protected]

Të shtunën, më 26 Shtator 2015, AGro Puka dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizuan në Pukë Konferencën Kombëtare”Rrjetëzimi për Zhvillim Rural në Shqipëri“. Konferenca mblodhi, ndër të tjerë, përfaqësues të 12 organizatave të shoqërisë civile që punojnë në çështjet e zhvillimit rural në të gjithë Shqipërinë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Admonistrimit të Ujrave  (MBZHRAU).

Konferenca shërbeu si platformë për organizatat e shoqërisë civile të pranishme në takim, për të diskutuar dhe dakortësuar, pas një procesi konsultimi gjashtë mujor, themelimin e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural. Duke folur në emër të Ministrit të BZHRAU, z. Grigor Gjeci – Drejtor i Zhvillimit dhe Programimit të Politikave Rurale tha “…krijimi i Rrjetit është shumë i mirëpritur nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë Europiane përgjegjëse për zhvillimin rural. Edhe pse Rrjeti kombëtar për zhvillim rural i ngritur i fundit në Ballkanin Perëndimor, nisma është një hap i rëndësishëm për përfshirjen aktive të komuniteteve rurale dhe OSHC-ve në politikë-bërjen për zhvillimin rural.” Z. Sotiraq Hroni, Drejtor Ekzekutiv IDM, përgëzoi anëtarët themelues të ANRD dhe inkurajoi organizatat anëtare “të kontribuojnë në mënyrë aktive për ta shndërruar nismën në një histori suskesi për të ndihmuar për të ngritur zërin e komuniteteve rurale”.

Anëtarët votuan znj. Tatjana Dishnica si Sekretare e Përgjithshme e përkohshme, e autorizuar për të ndjekur procedurat e regjistrimit të Rrjetit pranë autoriteteve përkatëse deri në Mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, e parashikuar të mbahet në Shkurt 2016.

Për më shumë informacion mbi aktivitetet ANRD, mund të kontaktoni në [email protected].