Takimet rajonale pasuan forumet vendore të organizuara në 12 qarqet e vendit dhe mblodhën rreth 120 pjesëmarrës. Takimet rajonale synuan të fuqizojnë aktorët vendorë për të influencuar një mjedis inkurajues për zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Roli dhe kontributi i aktorëve aktivë në rajon në lidhje me ndërhyrjet e 100 fshatrave ishte në fokus të diskutimeve. Bazuar në zhvillimet e momentit në zhvillimin rural, në fokus të takimeve rajonale ishte dhe përcaktimi i mjeteve efektive për të adresuar nevojat në lidhje me programin 100 fshatrat.
Takimi kontriboui për të siguruar dhe konsoliduar më tej në një ndërveprim dinamik me pjesëmarrësit një hartëzim të rajonit përkatës në lidhje me aktorët, nismat dhe tematikat e zhvillimit rural në rajon.
Takimet rajonale ofruan mundësi për banorët e zonës që të shohin komunitetet e tyre në një perspektivë ndryshme dhe të zhvillojnë mundësi për rrjetëzim me pjesëmarrësit në event dhe Rrjetin në vetvete.