Në kuadër të projektit Akademia “Farm to Fork” – V4 për Bujqësinë e Qëndrueshme në Shqipëri, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) organizoi ditën e enjte, dt. 15.04.2021, aktivitetin e titulluar “Pitching Session: Marrëveshja e Re e Gjelbër”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e ANRD duke vënë në funksion infrastukturën e plotë teknologjike dhe bërë të mundur ndërlidhjen digjitale.
Aktiviteti u zhvillua në formatin hibrid, duke ndërthurur pjesëmarrjen fizike të të rinjve prezantues dhe anëtarëve të jurisë, me pjesëmarrjen virtuale të përfaqësuesve të organizatave partnere të projektit në vendet e Visegradit. Në sesionin e prezantimit morën pjesë 11 pjesëmarrësit e Akademisë, të cilët prezantuan idetë e tyre të biznesit para jurisë të krijuar për vlerësimin e aplikimeve. Juria përbëhej nga z. Denis Lushi, Kryetar i Klubit të Sipërmarrësve të Rinj; Zj. Lorena Totoni, Menaxhere e Projektit “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” për Shqipërinë dhe z. Benito Prendi, Menaxher Projekti “Rural You- Rural Albanian Youth” pranë organizatës RTM.
Verësimi i ideve novatore u krye bazuar në formatin e aplikimit, prezantimet në pitching session dhe vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë. Bazuar në këtë proces vlerësimi jemi të lumtur të njoftojmë tre idetë e përzgjedhura për t’u pilotuar në kuadër të Akademisë:
- FERMA 3B, nga Samela Imeraj
- IMPIANTI HIDROPONIK, nga Eriselda Ferro
- FERMA SALI, nga Flora Sali
Akademia do të mbështesë në shumën 1,000 EUR secilën prej ideve dhe do të ofrojë mbështetje teknike përmes mentorimit deri në realizimin e tyre.
Urime tre ideatorëve të ideve novatore në pilotimin e tyre. Në përfundim të realizimeve të investimeve në pilotimin e ideve, Akademia do të kalojë në fazën e tretë: DEMONSTRIMI – Workshope mbi produktet e nxjerra nga projektet pilote dhe vlerësimi I akademisë.
Na ndiqni vazhdimisht, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve që Akademia realizon!
Projekti 6-mujor, financuar nga International Visegrad Fund zbatohet nga pesë organizata partnere, prej të cilave tre rrjete kombëtare rurale (Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD; OZ Vidiecky parlament na Slovensku; Magyar Nemzeti Vidéki Hálózat) dhe dy shoqata me përvojë të konsoliduar (LGD Vistula-Terra Culmensis; Českomoravský svaz zemědělských podnikatelů ).
Projekti bashkëfinancohet nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes Granteve të Visegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit. Misioni i Fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.
Momente nga prezantimet: