Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural lançon së shpejti Parlamentin e parë Rural Shqiptar 2017.Takimi Çelës i Parlamentit, organizuar në bashkëpunim me Universitetin Buqjësor të Tiranës, do të mbahet më 14 Prill 2017 në kampusin UBT.
Aktiviteti lancues do të ketë qëllim të dyfishtë: së pari, të bëjë publike nismën dhe objektivat e saj dhe së dyti, të ofrojë një platformë të dakortësuar të sfidave të vendit në zhvillimin rural.
Ky është aktiviteti i parë dhe do të pasohet me një sërë aktivitetesh të tjera për ndërtim kapacitetesh dhe advokim. Eventi final Parlamenti Parë Rural Shqiptar 2017 do të mbahet në një resort rural në afërsi të Tiranës, më 28 – 30 Shtator 2017.