Bar, Mali i Zi, Prill 2026

Parlamenti IV Rural Ballkanik, i mbajtur në qytetin bregdetar të Bar nga 21 deri më 24 prill 2026, prezantoi ceremoninë e parë të Çmimeve të “Akademisë nga Ferma në Tryezë” në nivel rajonal. Kjo ceremoni shënoi një moment të rëndësishëm të projektit “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër- E ardhmja jonë e përbashkët Evropiane”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet bashkërisht nga familja e Rrjeteve Kombëtare për Zhvillim Rural në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroaci, së bashku me platformën e tyre rajonale, Rrjetin Ballkanik për Zhvillim Rural.

Çmimet e “Akademisë nga Ferma në Tryezë” u krijuan për të njohur dhe promovuar nisma të suksesshme që kontribuojnë në bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit, si dhe zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Duke vlerësuar këta fitues, ceremonia shërben si një instrument për të frymëzuar komunitetet rurale që të përqafojnë praktika të qëndrueshme dhe të kontribuojnë në një tranzicion të drejtë në të gjithë rajonin. Kjo ditë shërbeu për të vlerësuar inovacionin, përkushtimin dhe nismat frymëzuese që po ndihmojnë në ndërtimin e sistemeve ushqimore më të qëndrueshme dhe një të ardhmeje më të gjelbër në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Çdo nismë e përfshirë në këtë proces është dëshmi se rajoni është i pasur me ide, talent dhe përkushtim ndaj vlerave dhe praktikave të Bashkimit Evropian.

Rruga drejt cerenomisë në Bar nisi me një proces konkurrues prej 79 aplikimesh të marra gjatë viteve 2024-2025 në të gjithë rajonin. Juritë kombëtare vlerësuan secilin aplikim sipas një grupi të qartë kriteresh: inovacioni, qëndrueshmëria, transferueshmëria, rrjetëzimi dhe përfshirja e të rinjve. Pas përzgjedhjes kombëtare, 18 finalistë kaluan në fazën e dytë në nivel rajonal, ku një juri me anëtarë nga vende të ndryshme të rajonit vlerësoi tre kandidatët duke përzgejdhur tre kandidatët me pikët më të larta në Ballkanin Perëndimor:

Rrjeti i Sipërmarrësve të Rinj në Bujqësi me nismën “Fushata: Të rinjtë në bujqësi” në Bosnie and Herzegovinë. Kjo nismë u vlerësua si një përpjekje e re që kombinon edukimin e specializuar me mjetet e bujqësisë precize, duke transformuar imazhin tradicional të bujqësisë në një sektor modern dhe konkurrues. Ajo balancon rritjen ekonomike me fuqizimin social, veçanërisht duke synuar uljen e migrimit të të rinjve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në sektorin e bujqësisë.

 

 

 

GFT BROTHERS DOO BEOGRAD me nismën “MOBA” në Serbi, u vlerësua për prezantimin e një sistemi të specializuar digjital për punësimin sezonal në bujqësi. Platforma sjell automatizim dhe transparencë në tregun e punës, duke luftuar ekonominë informale dhe duke u pozicionuar si lider rajonal në inovacionin bujqësor.

 

 

 

 

 

 

Bletari Etniki në Kosovë u përzgjodh për kontributin e dhënë në zhvillimin e zinxhirëve të vlerës dhe diversifikimin e produkteve lokale. Duke krijuar produkte me vlerë të lartë si mjalti organik, nisma lidh mbrojtjen e mjedisit me fuqizimin social, veçanërisht përmes fuqizimit të grave rurale dhe mbrojtjes së biodiversitetit.

 

 

 

Çmimet e “Akademisë nga Ferma në Tryezë” në nivel rajonal nxorën në pah kreativitetin, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e komuniteteve rurale në Ballkanin Perëndimor. Duke njohur këto nisma, ceremonia jo vetëm vlerësoi arritjet aktuale, por edhe inkurajoi inovacion, bashkëpunim më të fortë rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Këta fitues qëndrojnë si shembuj frymëzues se si veprimi lokal mund të krijojë ndikim afatgjatë dhe të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse për rajonin.