Me mbështetjen e GIZ, Zyra e Bashkëpunimit Gjerman dhe RRD SWG (Grupi i Përhershëm i Punës për zhvillimin Rural dhe Rajonal) në Shkup, u zhvillua dhe përfundoi me sukses trajnimi mbi Qasjen LEADER në Ballkanin Perendimor. Ndër 35 pjesëmarrësit e trajnimit, morën pjesë dhe u çertifikuan edhe 5 pjesëmarrës nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural. Trajnimi synonte ofrimin e njohurive të zgjeruara mbi kuadrin konceptual të qasjes LEADER, strukturën e strategjive vendore për GLV (Grupet Lokale të Vepimit), rolin e rrjeteve kombëtare të zhvillimit rural, projektet të qasjes LEADER dhe ciklin e tyre, qendrueshmërinë e qasjes LEADER etj.
Trajnimi pati një kohëzgjatje 8 ditore dhe u organizua në dy cikle.
Cikli i parë u zhvillua nga data 18-21 nëntor në Shkup, Maqedonia e Veriut, duke përfshirë një program trajnimi dinamik dhe me pjesëmarrje.
Pjesëmarrësit u trajnuan në këto tema specifike:
- Sistemi i Financimit dhe programimit në BE
- Mobilizimi i stakeholdersave në procesin LEADER-CLLD
- Menaxhimi i LEADER/GLV-ve
- Struktura dhe përmbajtja e Qasjes LEADER
- Struktura dhe përmbajtja e një strategjie të zhvillimit lokal
- Roli i rrjeteve kombëtare për qasjen LEADER në vendet e Ballkanit Perëndimor
Cikli i dytë i zhvilluar nga data 2-5 dhjetor në Tiranë përfshiu tematikat e mëposhtme:
- Raport mbi “Konferencën e parë ndërkombëtare mbi efektet praktike dhe teorike të qasjes LEADER/CLLD në vendet e Europës Juglindore”
- Zhvillimi i projekteve sipas qasjes LEADER dhe cikli i tyre : zhvillim-përzgjedhje-aplikim-implementim-monitorim dhe vlerësim
- LEADER dhe koncepti i qendrueshmërisë
- Objektivat e zhvillimit të qendrueshëm në lidhje me zhvillimin rural
- Zhvillimi i qendrueshëm rajonal dhe rural
- Qeverisja e mirë në nivelin lokal
- IPARD dhe faza e re e LEADER
35 pjesëmarrësit nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë të trajnuar dhe certifikuar, kanë krijuar bërthamën e parë të profesionistëve nga Rrjetet Rurale Kombëtare të Ballkanit Perëndimor që do të transmetojnë dhe qartësojnë në nivel të komuniteteve rurale parimet e CLLD (Zhvillimit vendor të udhëhequr nga komuniteti) dhe qasjen LEADER me qëllimin final përmirësimin e kapaciteteve dhe aksesin e tyre për thithjen e fondeve të BE.
Ky grup do të shërbejë si trajnerë dhe lehtësues të aktorëve vendorë ruralë në procesin e realizimit të një zhvillimi rural të qëndrueshëm me synim kryesor shëndoshjen e komuniteteve rurale dhe gjallërimin social dhe ekonomik të tyre.
Trajnimi do të pasohet edhe me aktivitete të tjera ndërtimi të kapaciteteve për të konkretizuar dhe plotësuar njohuritë teorike të marra nga pjesëmarrësit gjatë dy trainimeve të para.
Pesë ekspertët e trajnuar nga Shqipëria janë pjesë e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, të angazhuar në organizata të ndryshme anëtare të ANRD.
Foto nga aktiviteti: