Ne, 350 pjesëmarrës nga 39 shtete evropiane, u takuam në Parlamentin e pestë Rural Evropian në Kielce, Poloni, nga data 12-15 Shtator 2022, duke mbledhur njerëz nga zona rurale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, kërkues, sipërmarrës, qeveri kombëtare dhe institucione të Bashkimit Evropian.
Ne absolutisht që e njohim dhe kuptojmë urgjencën e situatës aktuale dhe sfidat madhore me të cilat po përballet Europa së fundmi – lufta, inflacioni, kriza e energjisë, klima dhe biodiversiteti, thatësira dhe zjarret, ushqimi dhe siguria, mungesa e solidaritetit, ndryshimet e krijuara nga pandemia dhe ndryshimet e tjera politike ekonomike, mjedisore dhe sociale kanë ndikuar komunitetin tonë.
Duke u mbështetur në Parlamentet Kombëtare Rurale dhe në evenimente të tjera të organizuara nga partnerët tanë kombëtar dhe evropian, diskutimi në Kielce, rezultoi në një thirrje drejtuar qytetarëve dhe politikë bërësve në të gjitha nivelet për të mobilizuar burimet dhe njerëzit, për të siguruar që politikat dhe programet të jenë koherente dhe në mbrojtje të zonave rurale. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi dhe t’u bëjmë thirrje bashkëqytetarëve dhe politikë bërësve të ndihmojnë në krijimin e komuniteteve të qëndrueshme rurale.