Fuqizimi dhe transformimi i komuniteteve rurale lidhen drejtpërdrejt me vendosjen e drejtësisë sociale dhe ekonomike në qendër të proceseve zhvillimore. Rezultatet pozitive të projektit Toka Jonë-Ripërdorimi i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale, veçanërisht ndikimi i prekshëm te të rinjtë, gratë dhe fermerët në komunitetet rurale të bashkive të Tiranës dhe Shijakut, dëshmojnë potencialin e sipërmarrjes bujqësore sociale për fuqizimin e grupeve më të cenueshme të shoqërisë.

Me kënaqësi po ndajmë me ju Deklaratën e Rrjetit mbështetës për ripërdorimin e tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale, një dokument i vlefshëm që sintetizon çështjet  më të rëndësishme  nga diskutimet e partnerëve dhe aktorëve të angazhuar në zbatimin e një projekti të guximshëm dhe novator si “Toka Jonë”. Kjo Deklaratë përfaqëson njohurinë kolektive të anëtarëve të Rrjetit mbështetës dhe shërben si një thirrje për angazhim institucional të koordinuar dhe përfshirje aktive të komuniteteve lokale në përdorimin e tokave të konfiskuara për qëllime sociale.

Lexoni Deklaratën në Shqip/Anglisht.