Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe rreth 40 organizatat e saj anëtare shprehin shqetësimin e tyre të thellë në lidhje me situatën alarmante me të cilën po përballen komunitetet rurale dhe malore të zonës së Thethit.

Mes varfërisë dhe përjashtimit social, historikisht të harruar nga mbështetja e insitucioneve publike, brez pas brezi, banorët e Thethit kanë vendosur të qëndrojnë dhe investojnë në komunitetet e tyre.1 Përgjatë vitit të fundit sinjalet e dhëna nga institucionet publike dhe miratimi i Paketës së Maleve kanë ngjallur interesin e banorëve dhe emigrantëve të kthyer për të investuar në fshatrat e tyre, por pa i orientuar qartësisht se si dhe ku duhet të investojnë.
Duke filluar nga data 8 korrik 2025, ndërhyrja e papritur dhe e dhunshme e insitucioneve publike për të shkatërruar investimet e bëra në fshatin e Thethit, pikërisht në kulmin e sezonit turistik, dëshmon për mungesë serioze të transparencës dhe llogardhënies institucionale në nivel vendor dhe qendror. Lexoni deklaratën e plotë DEKLARATË_Për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe profesional të banorëve të zonave rurale dhe malore_finale