+355 (04) 2400241 [email protected]

KONKURS FOTOGRAFIE: “SHQIPËRIA RURALE”

Konkursi i fotografisë “Shqipëria Rurale” organizohet në kuadër të Parlamentit të tretë Rural shqiptar “Jeta buron nga fshati”.

Qëllimi i këtij kokursi është të sjellë pamje sa më përfaqësuese të Shqipërisë rurale ku tregohen aspekte të jetës dhe të ekonomisë rurale. Në qendër të fotografive duhet të jetë “njeriu” dhe pamjet duhet të promovojnë zinxhirët e vlerave të produkteve vendore dhe tradicionale, vlerat e zonave rurale, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe vitalitetin rural.

Ky konkurs fotografie shërben që këto koncepte të vijnë sa më afër vëmendjes së popullatës dhe politikëbërsve në organizimin më të madh në vend për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural në “Parlamentin Rural Shqiptar”.

Bashkohu me ne duke dërguar fotografinë tënde më të mirë të zonave rurale deri në 10.09.2023, në adresën e email [email protected] me titull – Shqiperia Rurale

 

  1. Çfarë është Konkursi i fotografisë në Parlamentin e tretë Rural Shqiptar

PARLAMENTI RURAL SHQIPTAR – një platformë kombëtare kushtuar ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit dhe avokimit për zhvillim të qëndrueshëm rural. Këtë edicion të 3 zhvillohet në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga data 11 deri më 13 tetor 2023, nismë e Rrjetit Shqiptar për Zhvillim Rural (ANRD) dhe 34 organizatave anëtare të rrjetit dhe tematika e këtij parlamenti  është “Jeta buron nga fshati”.

Parlamenti që vë në qendër të vëmendjes zërin e komuniteteve rurale duke artikuluar shqetësimet e banorëve dhe duke promovuar veprimet konkrete të komuniteteve vendase në partneritet me sektorin e shoqërisë civile dhe qeverisjen, në ditën e dytë të tij do të këtë një ekspozitë të dedikuar me fotografi të Shqipërisë rurale.

Ekspozita me temën e përgjithshme “Shqipëria rurale”, është një dritare për të sjellë sa më afër popullatës, zonën rurale dhe për të zgjuar vëmendjen e politikëbërsve mbi rëndësinë e zonave rurale në vend.

Të interesuarit ftohen që të dërgojnë fotografinë/fotografitë e tyre që përfaqësojnë të paktën një nga temat e mëposhtme për zonën rurale:

  • Transferimin e dijeve në breza të ndryshme;
  • Nisma të të rinjve në zonat rurale;
  • Risi;
  • Aftësi rë reja dhe burime që mbështesin aktivitetet ekonomike në zonat rurale;
  • Sipërmarrësit e rinj;
  • Jeta e përditshme në zonat rurale;
  • Kontributi i grave në zhvillimin rural;
  1. Kërkesat për të dërguar foton
  • Çdo person mbi 16 vjeç
  • Mund të dërgoni deri në 5 fotografi (foto të ndara, jo kolazh);
  • Fotografitë duhet të jenë më cilësi të lartë. Mund të jenë më ngjyra ose bardh e zi. Formati që mund të dërgohet fotografija është .png, .jpg ose .jpeg;
  • Fotografia nuk duhet të ketë fituar çmim në konkurse të ngjashme
  • Çdo fotografi duhet të jetë e shoqëruar me:
    • Emrin e personit që ka kapur fotografinë apo organizatën që përfaqëson me fotografinë. Kujdes duhet të ruhet autorësia e fotografisë
    • Datën kur është kapur fotografija
    • Vendin e saktë
    • Titulli i fotografisë
  • Çdo fotografi mund të shoqërohet sipas dëshirës me: mesazhin që do të përcjellë dhe me një përshkrim deri në 100 fjalë;
  1. Dërgimi i fotografisë dhe vlerësimi

Fotografia/fotografitë mund të dërgohen brenda datës 10.09.2023 në adresën e email [email protected] me titull – Shqiperia Rurale

Më tej ANRD do të përzgjedhë 10 fotografitë më të bukura që plotësojnë këto kritere:

  • Fotoja duhet të përfaqësojë një nga temat e pikës një dhe të jetë e lidhur me jetën rurale dhe me mjedisin;
  • Ka një mesazh që sjell sa më afër popullatën me jetën rurale dhe tërheq vëmendjen e politikëbërseve;
  • Origjinale dhe kreative;

10 fotografitë do të ekspozohen ditën e dytë të parlamentit rural, datë 12 tetor 15:00-17:00.
Personi që ka dërguar foton më të mirë, do të marri pjesë në Parlamentin e tretë Rural Shqiptar, në Tiranë me kosto të mbuluara nga ANRD.

Personat që i janë përzgjedhur fotografitë do të njoftohen brenda datës 2 tetor 2023.