+355 (04) 2400241 [email protected]

Ftesë për pjesëmarrje në debatin publik

“Identifikimi i sfidave dhe mundësive  në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit mbi ekonominë e gjelbër”

 

Në kuadër të projektit Rrjetëzim dhe Mbështetje për Ekonominë e Gjelbër – NAGE, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural organizon tryezën e debatit publik “ Identifikimi i sfidave dhe mundësive  në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit mbi ekonominë e gjelbër” që do të mbahet në datën 25 Mars 2021.

Debati do të përqendrohet rreth studimit  “ Situata  ekzistuese e kuadrit për nxitjen e ekonomisë së gjelbër në bujqësi dhe zhvillim rural: Analizë krahasuese e programeve dhe masave kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroaci” (ju lutem gjejeni bashkëngjitur këtu) i realizuar në kuadër të projektit NAGE brenda objektivit: Mbështetje për të rritur ndikimin e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit Rural (BRDN) dhe anëtarëve të tij në politika dhe vendimmarrje, përmes përfshirjes në proceset e reformimit të politikave dhe programeve bujqësore dhe rurale për prezantimin e konceptit të ekonomisë së gjelbër.

Në debat janë të mirëpritur të marrin pjesë studiues të fushës, anëtarë të OSHC-ve rurale e mjedisore, përfaqësues të shoqatave të fermerëve, politikëbërës të nivelit vendor dhe qendror etj, të cilët do të identifikojnë mundësitë dhe sfidat në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit mbi ekonominë e gjelbër me Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) të BE-së, duke marrë në konsideratë progresin ligjor të vendit dhe progresin e rajonit.

Aktiviteti është konceptuar si një aktivitet hybrid me pjesëmarrje fizike të kufizuar (maksimumi 20 pjesëmarrës) prandaj ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen brenda datës 18.03.2021 në adresën: [email protected]. Detaje më të hollësishme mbi organizimin do të njoftohen në vazhdim për pjesëmarrësit e konfirmuar ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe dreka do të mbulohen nga organizatorët. Aktiviteti do të zhvillohet në përputhje të plotë me normat e distancimit social dhe sigurisë shëndetësore të COVID 19.