Prof.Ass.Enver Isufi
Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike
MBROJTJA e BIMËVE
Prognozë-Sinjalizim afat-shkurtër
Periudha 1-10 maj, 2020
Klima dhe fazat e zhvillimit të bimëve
Në dhjetëditorin e parë të muajit maj, parashikohet të rriten temperaturat si dhe do të ketë shira lokalë. Këtë periudhe zhvillimi i bimëve është i bujshëm, ndërkohë shumë e ndeishme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesëve, sepse pjesët e bimës dhe fazat e lulëzimit janë të ndjeshme.
Në përgjithësi pak do ketë objekte të reja. Në të gjitha bimët, rreziku do të mbeten të njëjtët objekte fitosanitare
Në këtë zhvillim të shpejtë të bimëve rëndësi marin masat agronomike si krasitjet e gjelbërta, prashitjet, menjanimi i barërave të egra, lidhjet e bimëve etj
NË HARDHI
Në hardhi gjatë dhjetëditorit të parë të muajit maj, hiri dhe vrugu do të mbeten përsëri objektet kryesore.
Në bimën e hardhisë në këtë dhjetëditor të parë të muajit Maj pritet të shtojnë intensitetin e infeksionit të dyja sëmundjet kryesore HIRI dhe VRUGU I HARDHISË,
Do të jenë në aktivitet të plotë për infeksione të reja dhe për zhvillimin e infeksioneve të vjetra.
Trajtimet me produkte të mbrojtjes së bimëve vazhdojnë
Në Bujqësisë Biologjike. Vazhdohet me produktet me bazë bakri dhe me ato me bazë squfuri për mbrojtjen nga sëmundjet kryesore HIRI dhe VRUGU.Trajtimet me produktet e Bakrit dhe Squfurit mbajnë efekt mbrojtës vetëm 8 ditë, prandaj trajtimet përsëritë ҫdo 8 ditë. Cilësia e trajtimit në mbulimin e mirë të mbulesës bimore është kryesore në produktet me veti kontakti siҫ janë produktet me bazë bakri dhe ato me bazë squfuri.
Në Bujqësisë e zakonshme (konvencionale dhe në atë të integruar) përdoren këto këto produkte të bujqësisë biologjike, por në këto sisteme lejohen edhe produkte të tjera të mbrojtjes së bimëve Aty ku nuk ka shenja , vazhdohet me produktet me veti kontakti, në rastet ku ka infeksion të shfaqur përdoren produkte me bazë sistemike, të cilët duke deprtuar në mbredësi të indeve të bimës vrasin micelin e sëmundjeve si Hiri dhe Vrugu.
Tenja e hardhisë ka vazhduar fluturimin, por ajo nuk do të sjelli dëm dhe nuk lind nevoja për trajtime e insecticide. Kush do të përdorë feromone ҫorientuese për tenjën ,(psh produkti ISONET .L ose formulim të ngjashëm është koha për të varur dispensërat në fushë.
Dispensërat varen deri Brenda 15 Majit, por nëse për kushtet e këtij viti vinjë pak më vonë le të varën dispensërat për mbrojtjen nga tenja
Nëse përdoret produkti ISONET L, ai përdoret 50 dispensëra për dynym.
Shërbime me ndihmesa fitosanitare
Patsrimi i hardhive nga lastarët e tepërt në trung e lastarë, lidhja e hardhive, prerja e barërave të egra , të cilat rrisin lagështirën ajrore, kufizojnë rrezikun e sëmundjeve në hardhi
NE MOLLË
Në bimën e mollës si në zonën bregdetare ashtu dhe në zonat e larta , problemet fitosanitare janë të njëjta. Më ndryshimin e klimërs këto dy zona po afrohen në kohë gjithnjë e më tepër. Problemi numër një është mbrojtja nga kroma e mollës.Trajtimet cdo 10-12 ditë kur përdorim produkte konvencionale, dhe §do javë kur përdorim Squfur dhe produkte bakri .Le të kursejmë trajtime më vonë kur situate duhet e sigurtë, dhe kemi pak ose aspak shenja nga kroma me molles dhe dardhës. Organet dimërore të kromës të cilat janë Peritecet ,vazhdojnë të nxjerrin ascospore infektuese në pemtore. Për këtë biomasa e mollës duhet të jetë e mbuluar me tretësirë të mbrojtjes së bimëve.
Këpusha e kuqe mbahet nën monitorim javorë,Nëse arrinë kufiri kritik , meren masa mbrojtëse, por pa u nxituar.
Kufiri orientues për fillimin e trajtimeve është kur gjenden mbi 5-10 këpusha në 100 gjethe , nevojitet të bëhen trajtime me produkte anti-këpusha ( akaricide).Nëse kjo shifër është më e vogël, prisni edhe një javë më vonë deri sat ë jemi të sigurtë për nevojën e trajtimit
Bëhen analiza për afider në lastarë nga mafidi(morri) aphis pomi.
Nëse gjinden mbi 10 lastarë me koloni afidesh, nga 100 te analizuar, ja vlen një trajtimi me produkte anti-afide.
Nëse në gjethe gjendet morroi cili deformon gjethet dhe frutat( Dysaphis plantaginea) kufiri kritik është shumë më I vogël, kur gjejmë me shenjat e këtij morri,2-3 % të gjetheve të reja ose të frutave të sapolidhur.
Nëse në mollë gjeni edhe shenjka të dëmtuesëve të tjerë, shikoni tabelën e kufijve kritik dhe metodat e analizës, tabelë që do ti bashkangjitet të mesazhi këshillimi
Në ULLISHTE
Sëmundjet kryesore vazhdon të jetë Syri palloit.Për kufizimin e sëmundjes trajtimet e filluara gjatë muajit prill duhet të vazhdojnë.
Trajtimet vazhdojnë eshe këtë dhjetëditor
Jo të gjithë kultivarët kanë nevojë për trajtime.Grupi Frantojit më rezistent, Kalinjoti dhe ullinjt ëzonës Krujë-Peqin janë shumë të prekhëm.
Kultivarët që duan trajtime janë :Ullishtet e Shqipërisë së Mesme nga Kruja e deri në Elbasan.
Kultivari Kalinjot, Kokërrmadhi Beratit, Bela di Spanja etj.
Këto ditë do të shtohet infeksioni nga pambukorja ullirit, por nuk trajtohet pa një analizë paraprake.
Kultivarë rezistent ose të durueshëm /tolerant janë Frantoi dhe grupi i ullinjve kokërr vogël
Nuk duhet të nxitohemi në trajtimin e ullishteve për mbrojtjen nga pleshti ullirit (E.olivina)
Vetëm në së nga 100 lastarë mbi 10 prej tyre kanë koloni me 5-10 pleshta nën shtresën e pambukut, atëhere mundet të bëhët një trajtim me insekticie.Madje nëse lulëzimi është i bollshë kufiri i dëmit ekonomik mund të rritet.
Për rritjen e lidhjes së frutave të rinj është duhet të jemi gati edhe përdorimin e produkteve me bazë të mikroelementit Bor.Në ullishte barërat e prera sin ë parcel dhe jasht saj ,kjo biomasë përdoren për mulҫërimin e tokës përrreth trungut të ullirit. Kjo biomasë , ruan lagështirën, pëngon barërat e egra
, shton lëndën organike në tokë, aktivizon më mirë mikroflorën e tokës.
NË AGRUME
Nuk parashikohet që gjatë muajit Maj të kemi objekte të reja fitosanitare, pra do jenë ato të dhjetëditorit të fundit të muajit Prill
Mbahen nën monitorm për afidet. Trajtohet vetëm nëse mbi 10 % e lastarëve genden koloni afidesh. Kontrolli I bimëve mund të ndihmojë edhe në trajtime individuale të pemëve dhe jo të gjithë bllokun, pra trajtime të drejtura me korigjimet përkatëse.Pastrimi i trungjeve dhe degëve nga lastarët e rinj, të tepërt kufizon bazën infektuese të afidëve.Afidet (morrat) I preferojnë këto lastarë, sepse kanë biolasë të njome dhe të pasur edhe me lëndë azotike, të preferuara nga afidet. Monitorohet për praninë e insekteve të parë të krahëbardhës së agrumeve, kjo jo për të trajtuar, por qysh tani mund të parashikojmë ,nëse do kemi gjatë muajit Maj e më vonë popullata të mëdha të krahëbardhës ose jo.Kontrollohen edhe barërat e egra, sepse ato strehohen edhe atje.Trajtimet e teperta në agrumishte nuk ndijmojnë në kufizimin e infeksioneve, përkundrazi ato edhe rrisin rezistencën e dëmtuesëve, edhe vrasin insektet e dobishme, edhe rrisin koston e mbrojtjes së bimëve dhe të mjedisit , tokë dhe ujërat nëntoksore.
NË PERIME.
Në perimet në fushë kontrollohen bimët nga dëmtuesit e tokës, dhe nga kërmijtë e fushës dhe nga pleshtat kërcyes.Pastrimi I barërave të egra është masë që kufizon popullatat e këtyre dëmtuesëve
Në perimet në serra mbahen nën monitorim karahëbardhe, tripset, tenja tuta absoluta, sëmundjet si vrugjet dhe hiret etj
Ka në disa sërra shena nga tenja e perimeve (Tuta absoluta)
Kryhen monitorime me feromone si dhe përdoren feromone për kapjen ne masë të inseteve të vogla të tenjes.Edhe nëse nuk ka feromone, disa tava me ujë janë orientuesse nëse ka filluar lëvizja e mikrofluturave të tenjës, sepse ato bien në uje dhe mbesin në sipërfaqen e tij dhe duken lehtë
Shënim.Këtij këshillimi do ju nisim edhe një prezantim për tenjët Tuta absoluta
Këshillat e përgjithëshme janë të njëjta me ato të fundit të mujait Prill:
Strategjia e trajtimeve kundra sëmundjeve në vreshta dhe në mollë, por edhe në bimët e tjera duhet të hormanizojë këto tre pika që unë e kam quajtur “TREKËNDËSHI I SUKSESIT NË MBROJTJEN E BIMEVE ”
1.Trajtimi në kohën e duhur ( kjo realizohet kur njohim mirë biologjinë e parazitëve dhe kufirin i dëmit ekonomik për secalin insekt dhe sëmundje)
2.Trajtimi me produktet e duhura ( duhen ditur cilësitë e produkteve të mbrojtjes së bimëve (PMB) janë kontakti ose sistemik, apo citropik, sa kohë mbanë efekti antiparazitarë, sa shpejt fitojnë rezistencë parazitët ndaj tyre,sa
të dëmshme janë për bletën, peshqit dhe insektet e dobishme , përqindja e lëndës vepruese)
3.Teknika e spërkatjes ( volume pompës, shpejtësia mjetit, doza preparatit, sasia e tretësirës që duhet sipas madhësisë së vegjetacionit dhe diametrit të sprucatorit, trajtimi sipas llojit parazitit, të mbulojë të dy anët e gjetheve etj
Gjithmonë pyesni para se të bleni produkte dhe para se të përdorni produktet.
Kushdo i cili u jep një këshillë, mundohuni ta pyesni ,Pse, Pse, Pse? Specialistët ju bëjnë të kuptoni veprimet tuaja dhe jo ti kryeni veprimet mekanikisht.
Punë të mbarë. Enver Isufi Dt. 23.04.2020
Tabela orientuese për fillimin e masave mbrojtëse në dëmtuesit që shfaqen në mollë, dardhë , kumbull
gjatë dhjetëditorit të dytë të muajit Prill ( 2020) (enver isufi)
|
|||
Pamja e dëmtuesit ose sëmundjes dhe emri latinisht | Metoda analizës fushore | Si sprehet rezultati i analizës | Kufiri i dëmit ekonomik orientues kur duhet të fillojnë masat mbrotëse |
(Panonychus ulmi) (kepusha uqe)
|
Analizohen 100 gjethe të marë në 10 pemë mole.Në këtë fazë mostra meret në gjethet e para, sepse nga vezët dimëruese në syth, ato preken të parat nga larvat e këpushsës . |
Këpusha në 100 gjethe |
Deri në fund të muajit Prill 5-6 këpusha për gjethe |
Aphis pomi (morri jeshil)
|
Analizohen 100 lastarë të rinj | Numri lastarëve me koloni morri | Kur mbi 10 lastarë gjenden me koloni morri |
Dysaphis plantigineaMorri miellor( ne gjethe e fruta | Si më sipër | Numri i gjetheve dhe frutave të rinj me shenja | 2-3 gjethe ose lastarë me shejna prekje |
Phyllonorycta blancardella
(Tenjat minuese ne gjethe) |
Analizohen 100 gjthe.
Meren gjethet e bazës lastarit, sepse ato preken herët.Nëse marim gjethet e majës së lastarit nuk tregon realitetin e infeksionit |
Numri gjetheve me mina të reja | 1-2 mina me diametër1-2 milimetër |
Grerëza e mollës
Hoplocampa testudine |
Analizohen lule dhe frutat e sapolidhur | Numri i kokrrave me larva | Kur nje vit më parë, ose në kultivarët që preken cdo vit , bëhën trajtime kur bien 85 % të petaleve ose kur 5 % e frutave janë më larva |
Grereza e kumbullës
Hoplocampa minuta |
Analizohe lule dhe frutat e sapolidhur Kur nje vit më parë, ose në kultivarët që preken ҫdo vit , bëhët rajtime kur bien 85 % të petaleve oase kur 5 % e frutave janë më larva | Numri I kokrrave me larva | 5 % e frutave te reja me larva |
Ngrënësi sythave
Antonomus pomorum |
a.Kontrolli i 100 sytheve
b.me metodën e shkundjes së degëve mbi rrjetën entomologjike të posacme për këto analiza |
Numri i larvave | 5-8 larva për 100 sytha ose për 100 degë të shkundura |
Akrimsat
Hydea spp. Pleshti mollës (Psylla mali ) |
Analizohen 100 fruta të reja
Mollë Analizohen 100 lastarë dhe buqeta |
Numri i frutave të grryera nga larvat e Akripseve (këto lloje quhen Akripsa)
Numri buqetave ose lstarëve të gjetura me koloni maorri |
2-3 % e frutave më prekje
Kur 10 % e buqetave ose lastarëve kanë koloni me mollra |
Pleshti dardhës (Psylla piri)
|
Në dimër analizohen sythat për vezët dimëruese
Analizohen 100 lastare |
Vezë për sytha
Dhe lasatrë të prekur |
Kur një vit më parë ka pasur shumë infeksion(ka vite që bimët duken sit ë spërkatura ne naft)
Në këto raste bëhebn trajtime të hershmë.Në muajin prill bëhen dy trajtime me insecticide miqsore me mjedisin që të shmanget vrasja e insektve të dobishme |
Enver isufi, ibb, Durres, 22.04.2020