LAG-u i Shëngjergjit model për zhvillimin e qëndrueshëm lokal
Më 03 Maj 2017 në ambientet e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal 2 (AZHR2) u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis kësaj Agjencie dhe Rrjetit Shqiptar për zhvillimin Rural (ANRD) me synimin e promovimit dhe mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm rural në territorin e Rajonit2 (Qarqet Tiranë-Durrës-Dibër), me qëllimin final përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e zonave rurale.
Marrëveshja niset nga dakortësia e dy institucioneve rreth problemeve dhe sfidave kryesore të zonave rurale në vendin tonë por, mbi të gjitha nga njëmendësia e përbashkët rreth zhvillimit rural si dhe ndërgjegjësimit rreth potencialeve të konsiderueshme që territoret ruale janë të pajisura (pasuri natyrore, trashëgimi kulturore etj) dhe më tej të përfitimeve që sjell procesi i integrimit europian dhe modeleve dhe praktikave të mira zhvillimore.
Duke njohur potencialet që mbart zbatimi i qasjes LEADER/CLLD dhe ndikimit që sjellin Grupet Lokale të Veprimit në komunitet lokale, të dy institucionet iniciojnë ndërgjegjësimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve të zhvillimit lokal rreth krijimit të partneriteteve tripalëshe mes aktorëve publik, biznesit dhe shoqërisë civile, veçanërisht parteneriteteve të tipit LAG/LEADER, të promovuar nga politika e BE-së së Zhvillimit Lokal të Udhëhequr nga komuniteti (CLLD për 2014-2020.
Marrëveshja mbulon një plan afatgjatë bashkëpunimi, por në një perspektivë me konkrete u ra dakort që të dyja institucionet të koordinojnë përpjekjet për një realizim sa më cilësor të Parlamentetit Rural Shqiptar. Njëkohësisht, të dyja institucionet diskutuan dhe dakortësuan ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta për inicimin e Grupeve Lokale të Veprimit (LAG) në territore të vecanta që karakterizohen nga kohezion zhvillimor, në të tre qarqet e Rajonit2: Tiranë, Durrës dhe Dibër për modelin dhe ngritjen e LAG-eve. Më konkretisht u diskutua për potencialet që mbart zona e Shëngjergjit dhe u ra dakort që brenda muajit Qershor të kontaktohen aktorët vendorë të kësaj zone malore për të diskutuar me ta mundësinë e ngritjes së LAG-ut të Shëngjergjit me orientim agrobiznesin dhe turizmin malor.
Ky model pritet të mbetet në themel të përpjekjeve të përbashkëta për të përafruar modele europiane të organizimit dhe financimit për zonat rurale nga BE.