Jeta e grave në zonat rurale është si një mozaik me pjesëza, ku gratë dhe vajzat marrin shumë role. Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural sjell për herë të parë një album fotografik dedikuar grave kampione në sektorin agro-ushqimor, duke synuar të ofrojë një vështrim të kontributit të tyre në jetën social-ekonomike të Shqipërisë rurale.
Albumi përmban pesë histori të grave sipërmarrëse nga zonat e Pukës, Elbasanit dhe Kolonjës, me fokus tek sfidat e jetës së tyre të përditshme, familja, puna dhe koha e lirë.
Duke shfletuar albumin, do të njiheni me:
- Florën dhe sakrificat e saj si kryefamiljare për sfidimin e mentalitetit në fshatin e vogël të Kimzës;
- Marien nga Gjegjani, një zë i fortë në qeverisjen vendore dhe në formimin e grupit të suksesshëm të grave;
- Beruzen e cila bashkë-drejton një fabrikë të suksesshme vaji ulliri ekstra të virgjër që sjell të ardhura jo vetëm për familjen e saj, por për të gjithë fshatin Shirgjan në Elbasan;
- Ledinën, një zonjë optimiste që e do jetën dhe punën në fshatin e saj Kuqan;
- Marinelën nga Leskoviku, me dëshirë për të mësuar dhe për t’u përmirësuar në punën e saj.
Të ndërgjegjshme se gratë janë aktore të rëndësishme në sektorin agro-ushqimor, nuk mund të ketë progres, nëse nuk fuqizojmë gratë të luftojnë varfërinë dhe përjashtimin social. Ndaj, është e rëndësishme të mbështesim dhe prioritizojmë përpjekjet që përfshijnë dhe integrojnë barazinë gjinore në bujqësi dhe zhvillimin rural me synim ngushtimin e hendekut gjinor. Komunitetet rurale duhet të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë, si gra dhe burra, vajza dhe djem.
Ky album fotografik u mundësua nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në rolin e nën-kontraktorit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Grave në Zonat Rurale dhe Turizmi” i cili po zbatohet së bashku me UN Women Albania, të financuar nga Qeveria Italiane dhe në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Shiko albumin.