+355 (04) 2400241 [email protected]

“E dua fshatin por nuk më pëlqen që njerëzit nuk janë vetvetja, nuk arrijnë dot të marrin një vendim të lirë, pa u ndikuar nga të tjerët.:

Flora është kryefamiljare. Humbja e bashkëshortit e ka detyruar të përplaset e vetme me shume sfida në fshatin e saj Kimëz, në Pukë. Flora tregon se në fillim ka punuar çdo punë që mund të bëntë për të siguruar të ardhura, që nga infermiere e deri tek shitëse në një kioskë në fshat. E pavarësisht vështirësive, e gjitha çka ajo kërkontë ishte mbështetja që i mungonte nga rrethi shoqëror. Këtë mbështëtje Flora e gjeti tek shoqëria civile ku ajo u aktivizua vazhdimisht me trajnime, vizita studimore dhe rritje kapacitetesh. Sot, Flora ka arritur të sfidojë mentalitetin dhe të krijojë ardhura të qëndrueshme për familjes e saj.

“Unë punoj si infermiere këtu në fshat, por kisha nevojë për një shoqëri dhe një pasion që të më bënte të ndihesha e gjallë, sepse atëherë isha futur diku në një errësirë. Në fillim kisha shumë frikë, por njerëzit që më njihnin më nxisnin vazhdimisht. Ndonjëherë i thoja vetes se tani jam kryefamiljare dhe skam kohë të merrem me këto punë, megjithatë, e nxitur pak nga njerëzit dhe pak nga dëshira ime, u njoha me AgroPukën dhe kështu nisi “Zojat e Munellës”.

Flora thotë se duke qenë në kontakt me shokë e me shoqe, me njerëz të ndryshëm, filloi të merrte veten dhe kjo e ndihmoi që të punonte akoma më shumë. “Pjesëmarrja në trajnime jo vetëm më mësoi teknika dhe metoda për përpunimin e lëngjeve dhe reccelërave të boronicës, mjedrës, manaferrave dhe frutave të tjera, por mbi të gjitha më ndihmoi shpirtërisht. Më ndihmoi të rigjeja forcën për të ecur përprapa. Kisha dëshirë edhe që t’i jepja mundësinë edhe grave të tjera të zonës për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e frutave të egra.”

 

 

 

 

 

 

Rreth 12 km nga fshati më i afërt, rruga për në Kimëz gjarpëron e ngushtë mes maleve. Transporti ishte një tjetër sifdë që Flora duhej të tejakalonte.

“I thash vetes Flora, ti di ta ngasësh, merr makinën dhe ec vet.”

Prej shume vitesh Flora i shërben vetes dhe punës së saj. Ajo udhëton për më shumë se një orë sa herë që është nevoja të shkojë në Pukë për t’u takuar me grupin e zonjave, për trajnime apo aktivitete rekreative. Ndjek çdo panair në Tiranë apo qytete të tjera.

“Unë vet shkoj pothuaj në të gjitha aktivitetet, iu them dhe shoqeve por shpesh nuk vijnë, madje bashkëshortët iu thonë mos rrini me Florën. Arsyeja e vërtetë që mendoj unë pse nuk i lënë është se nuk duan që gratë e tyre të marrin pavarësi ekonomike dhe kjo nuk i intereson burrave. Është shumë e vështirë por duhet dikush që ti thyej këto gjëra.”

 

 

 

 

 

 

Sot, Flora është drejtuese e grupit “Zojat e Munellës” dhe përfaqëson këtë grup në panaire në rang kombëtar dhe rajonal me etiketën e tyre. Duke krahasuar veten sot me veten para 25 vitesh, Flora ndjehet krenare për gruan që është bërë.

Ky album fotografik synon t’i japë lexuesit një vështrim të Shqipërisë rurale, ku gratë marrin shumë role. Përmban histori të ndryshme të grave dhe vajzave nga zonat e Pukës, Elbasanit dhe Kolonjës, me fokus tek sfidat e jetës së tyre të përditshme, familja, puna dhe koha e lirë.  Realizuar në kuadër të iniciativës “Fuqizimi i grave në zonat rurale dhe turizmi” zbatuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural, në kuadër të projektit “Barazi Gjinore Rurale dhe Turizëm” (GREAT), i financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UN Women Albania dhe FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Shfleto Albumin e plotë KËTU.