NJOFTIM
Shpallet lista e aplikimeve fituese në kuadër të Programit të nën-grantimit të Projektit NAGE për mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile në zbatimin e projekteve të sipërmarrjes së gjelbër
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka kënaqësinë t’iu informojë se në kuadër të projektit të financuar nga BE “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” (NAGE) dhe programit të tij të nën-grantimit mbi sipërmarrjen e gjelbër, është përmbyllur procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes së projekt-propozimeve fituese.
Në këtë proces morën pjesë 18 OSHC vendore të cilat paraqitën projekte interesante me tema që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit e ndryshimet klimatike, zhvillimin bujqësor e rural, zhvillimin socio-ekonomik, edukimin, politikat dhe shërbimet sociale, punën dhe politikat për të rinjtë, fuqizimin ekonomik të grave, vullnetarizmin etj.
Në përfundim të procesit, 6 organizatave vendore u janë akorduar grante të vogla për zbatimin e nismave të tyre që synojnë inicimin dhe pilotimin e sipërmarrjes së gjelbër. Këtu poshtë do të gjeni listën e projekteve dhe subjekteve fituese si edhe financimin përkatës.
Lista e aplikimeve fituese
Program i nëngrantimit mbi Sipërmarrjen e Gjelbër në kuadër të Projektit NAGE
Nr. | Emri i Organizatës | Titulli i projektit | Buxheti në Euro |
1. | Vizioni i Gjelber | Promovimi i sipërmarrjeve të gjelbra dhe resurseve të Lumit të Vlorës | 3350 |
3. | Vjosa Explorer | “Ec-Gjelbër” (Shtigje për Ecje dhe pastrimi i lumit Vjosa për një turizëm të Gjelbër në rrethin e Përmetit) | 3150 |
5 | Instituti i Politikave Mjedisore | Nxitja dhe promovimi i ekonomisë qarkulluese rurale në Pukë | 3475.7 |
12 | Mbrojtja dhe Zhvillimi Mjedisor e Social ILIRIA | Rrjetëzimi i staneve të Tropojës dhe modeli i ekonomisë së gjelbër: të ardhura më të qëndrueshme për fermerët | 3500 |
15 | Cospe Albania
|
Ngritja e Vreshtës Organike për Prodhim dhe Edukim në Shkollë | 3500 |
17 | Gratë në bujqësinë e qendrueshme | Gratë në gjelbërimin e zinxhirit të vlerës në grumbullimin përpunimin dhe paketimin e fiqve të Roshnikut | 3479.4 |