NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe VIS Albania njoftojnë se afati për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit të Mbështetjes dhe Fuqizimit Ekonomik të Grave të angazhuara në Sektorin e Kultivimit, Mbledhjes dhe Përpunimit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA) në Malësinë e Madhe është shtyrë deri më datë 15 maj 2026.

Shtyrja e afatit synon të mundësojë një pjesëmarrje më të gjerë të grave dhe vajzave nga zonat rurale të Malësisë së Madhe, duke krijuar më shumë kohë për informim dhe përgatitjen e aplikimeve.

Informacioni i plotë mbi kriteret e aplikimit, dokumentacionin e kërkuar dhe formularët përkatës gjendet në linkun e mëposhtëm:

THIRRJE PËR APLIKIME

Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij programi, i cili synon fuqizimin ekonomik të grave rurale përmes zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të BMA-ve.