+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka kënaqësinë t’iu informojë se në kuadër të projektit të financuar nga BE “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” (NAGE) dhe thirrjes së tij për aplikime në konkursin e shkrimeve gazetareske mbi ekonominë e gjelbër, është përmbyllur procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes së shkrimit gazetaresk fitues.

Në këtë proces morën pjesë konkurentë me profile të ndryshme si: gazetarë profesionistë, aktivistë të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër, studentë entuziastë të ekonomisë qarkulluese, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat paraqitën shkrime interesante me tema që advokojnë dhe promovojnë zhvillimin e ekonomisë dhe sipërmarrjes së gjelbër dhe qarkulluese në Shqipëri.

Në përfundim të procesit, çmimi për shkrimin më të mire iu akorduar Z.Arlis Alikaj me artikullinDrejt ekonomisë së gjelbër me shtëpizën ekologjike”. Këtu poshtë do të gjeni linkun me artikullin fitues, ndërkohë që në vijim do të botojmë artikujt më të mirë të vlerësuar gjatë këtij konkursi.

[LEXONI KËTU SHKRIMIN FITUES]