“NetworX – inspiring rural Europe” një aktivitet i suksesshëm i ENRD – Rrjetit Evropian të Zhvillimit Rural, u zhvillua gjatë datave 11-12 Prill 2019, në mjediset the EGG Bruksel. Ndër më shumë se 450 pjesëmarrës nga gjithë Evropa e më tej, present ishin edhe përfaqësues të rrjeteve rurale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural.
Eventi i konceptuar si një Market place – panair ekspozues dhe shkëmbim aktiv përvojash, sesione paralele në tematika të rendësishme të zhvillimit rural, kombinoi traditën me inovacionin, i rrjeteve të zhvillimit rural nga e gjithë Evropa me synimin final zhvillimin e qendrueshëm rural dhe komunitete rurale dinamike e të shëndetshme në BE dhe vendet aspiruese.
Rrjetëzimi rural i dha vlerë të shtuar punës së Rrjeteve Evropiane të Zhvillimit Rural në këto fusha:
#Smart Villages – Fshatrat e zgjuar
#Bioeconomy – Bioekonomia
#Leader CLLD – Zhvillim Vendor i Udhëhequr nga Komuniteti
#Evaluation – Vlerësim
#Innovation – Risi
#Stakeholder Engagement – Angazhim i aktorëve të interesit
Aktiviteti u adresua nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian si Z. Phil Hogan – Komisioner Evropian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural si edhe Z. Margaritis Schinas – Zëdhënësi kryesor dhe Zv Drejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Komunikimit të Komisionit Evropian. Në fjalën e vet. Z. Schinas theksoi nevojën e dhënies së një dimensioni njerëzor për të gjitha politikat dhe programet e zhvillimit të BE , si një mënyrë për ç’Brukselizimit e Bashkimit Europian – afrimin më shumë të BE me qytetarët e vet. “Roli i rrjeteve rurale kombëtare është tregimi i historive njerëzore prapa evidencave sasiore”.
Stenda e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural ofroi dhe ndau me pjesëmarrësit disa nga produktet e përpjekjeve advokuese të ndërmara që nga krijimi i ANRD deri më tani.
Takime dhe biseda me përfaqësues të DG AGRI dhe të rrjeteve të zhvillimit rural nga vendet e tjera u zhvilluan përgjatë eventit. Problematikat dhe sfidat në zbatimin e qasjes LEADER si edhe pozicionimin që rrjetet kombëtare kanë në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve për të mundësuar zbatimin e qasjes LEADER në nivel kombëtar. Nga ana e të gjithë pjesëmarrësve u nënvizua nevoja për bashkëpunim me të gjithë aktorët e zhvillimit rural, kombetarë dhe evropianë për të siguruar zbatimin efekiv të kësaj qasjeje.