Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) kanë kënaqësinë të shpallin mbajtjen e Parlamentit të I-rë Rural Shqiptar, më 28-30 Shtator 2017, në ambientet e UBT.
Parlamenti Rural Shqiptar përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. Ai është instrumenti përmes të cilit ANRD dhe UBT kërkojnë të influencojnë axhendën e zhvillimit rural në Shqipëri. Një instrument i tillë është veprimi advokues më i fuqishëm deri më tani që ka karakter gjithëpërfshirës dhe mbarëkombëtar duke aplikuar perspektivën nga ‘poshtë-lart’ për të përshpejtuar procesin e reformimit të vendit në përafrimin me politikën e BE-së të Zhvillimit Lokal të udhëhequr nga Komuniteti (CLLD).
Eventi – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural i përbërë nga njëzet e dy organizata lokale të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës – do të mirëpresë rreth 300 pjesëmarrës. Ai do të sjellë së bashku një rang të gjerë aktorësh rural me qëllim përshpejtimin e axhendës së zhvillimit rural në Shqipëri përmes një qasje nga ‘poshtë-lart’, gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare. Të 61 Bashkitë e vendit do të përfaqësohen në këtë event nga zyrtarë vendor, fermerë, dhe agjentë të tjerë ekonomik dhe social.