+355 (04) 2400241 [email protected]

Edicioni i Parë i Çmimeve të Akademisë “Nga Ferma në Tryezë” shënon një moment të rëndësishëm të zbatimit të projektit rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për një Ballkan Perëndimor të Gjelbër – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që po zbatohet nga konsorciumi i Rrjeteve Kombëtare për Zhvillimin Rural në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroaci, si dhe platforma e tyre e bashkëpunimit rajonal, Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin Rural (Lexoni broshurën e projektit).

Çmimet e Akademisë “Nga Ferma në Tryezë” do të shërbejnë si një instrument për prezantimin dhe promovimin e praktikave të mira dhe modeleve pozitive në bujqësinë e qëndrueshme, zhvillimin rural, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit, të cilat janë zbatuar nga aktorë të angazhuar në zhvillimin e qëndrueshëm rural, në veçanti nga Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), autoritetet publike vendore si dhe institucionet e edukimit dhe ato kërkimore. Çmimet do të shërbejnë si një mjet për inkurajimin e aktorëve të ndryshëm për të ndarë historitë e tyre të suksesit, frymëzimin dhe motivimin e aktorëve të tjerë për të zbatuar praktika të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër dhe të drejtë në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për të mësuar më shumë rreth thirrjes dhe aplikimit ju lutemi të lexoni udhëzuesin e Edicionit të Parë të Çmimeve të “Akademisë Nga Ferma në Tryezë”.