Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë të Rretheve Malore – ADAD Malore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hapin thirrjen për edicionin e katërt të çmimit “Liljana Isakaj” – Për Lidership në Fuqizimin e Grave të Zonave Rurale. Ky çmim promovohet çdo vit më 15 tetor me rastin e ditës ndërkombëtare të grave në zonat rurale. Në këtë datë, organizohet eventi i përvitshëm “Pro Grave Rurale”, me synimin për të nxitur solidaritet mbarëshoqëror për fuqizimin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave në zonat rurale.
Janë të ftuara të gjitha organizatat e sektorit civil, institucionet publike si në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset apo subjekte të ndryshme, komunitete dhe grupe formale dhe informale që kanë në mesin e tyre, ose njohin dhe janë të ekspozuar me punën dhe përkushtimin e personave të ndryshëm, përfshi këtu burra dhe gra, të rinj e të reja etj. dedikuar fuqizimit të grave dhe vajzave në zonat rurale dhe ndryshimeve pozitive në komunitet rurale, të nominojnë individë për marrjen e këtij çmimi.
Lexoni më shumë rreth thirrjes në Udhëzuesin e Thirrjes për Aplikime-Edicioni i katërt i çmimit Liljana Isakaj dhe dërgoni aplikimet tuaja duke dërguar formularin e aplikimit në Aneksin I, në adresat e e-mail [email protected] dhe [email protected] deri më datë 30 Shtatorit me titullin Aplikim për çmimin “Liljana Isakaj”.