Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë të Rretheve Malore – ADAD Malore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hapin thirrjen për edicionin e tretë të çmimit “Liljana Isakaj”- Për Lidership në Fuqizimin e Grave të Zonave Rurale. Ky çmim promovohet çdo vit më 15 tetor me rastin e ditës ndërkombëtare të grave në zonat rurale. Në këtë datë, organizohet eventi i përvitshëm “Pro Grave Rurale”, me synimin për të nxitur solidaritet mbarëshoqëror për fuqizimin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave në zonat rurale.

Janë të ftuara të gjitha organizatat e sektorit civil, institucionet publike si në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset apo subjekte të ndryshme, komunitete dhe grupe formale dhe informale që kanë në mesin e tyre, ose njohin dhe janë të ekspozuar me punën dhe përkushtimin e personave të ndryshëm, përfshi këtu burra dhe gra, të rinj etj dedikuar fuqizimit të grave dhe vajzave në zonat rurale dhe ndryshimeve pozitive në komunitet rurale, të nominojnë individë për marrjen e këtij cmimi.

Lexoni më shumë rreth thirrjes në Udhëzuesin e Thirrjes për Aplikime_Edicioni i tretë i çmimit Liljana Isakaj_ dhe dërgoni aplikimet tuaja duke dërguar formularin e aplikimit në Aneksin I, në adresat e e-mail [email protected] dhe [email protected] deri më datë 30 Shtatorit me titullin Aplikim për çmimin “Liljana Isakaj”.