ANRD shpall thirrje për ekspertë të jashtëm për të mbështetur vlerësimin teknik dhe financiar të aplikimeve për Nëngrante në kuadër të projektit “Akademia nga Ferma në Tryezë”.

Qëllimi i thirrjes
Ekspertët do të luajnë një rol kyç në përzgjedhjen e projekteve më cilësore, të cilat do të mbështeten nga Fondi i Akademisë nga Ferma në Tryezë për të nxitur bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural në Shqipëri.

Profili i ekspertëve
Kriteret kryesore për përzgjedhjen e ekspertëve:

– Diplomë universitare në bujqësi, zhvillim rural, shkenca mjedisore, ekonomi ose fusha të ngjashme
– Përvojë të paktën 5-vjeçare në vlerësimin e projekteve, menaxhimin e granteve apo programet e zhvillimit rural
– Njohuri mbi politikat e BE-së për zhvillimin rural, Green Deal dhe strategjinë Farm to Fork
– Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportimi
– Përvojë me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri është një avantazh

Afati i aplikimit:
Thirrja do të jetë e hapur deri më 15 prill 2025.

Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e përditësuar, propozimin ekonomik, një letër interesi si dhe dy referenca në adresën: office@anrd.al.
Për entitetet e regjistruara kërkohet gjithashtu ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Për më shumë detaje mbi rolin dhe kriteret e përzgjedhjes, ju lutemi konsultoni dokumentin e plotë të thirrjes më poshtë.

Bashkohuni me ne për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe fuqizimin e komuniteteve rurale!

TOR Assessors F2F