Rrjeti Serb për Zhvillimin Rural, në emër të konsorciumit të partnerëve: Fondacioni për Zhvillimin e Turqisë, Turqi; Rrjeti për Zhvillimin Rural i Mali të Zi; Rrjeti për Zhvillimin Rural i Maqedonisë; Rrjeti për Zhvillimin Rural i BiH – Bosnja dhe Hercegovina; Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Shqipëri; Rrjeti i Organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës; Rrjeti Kroat për Zhvillimin Rural; dhe Forumi Rural i Letoni-së, shpall:
THIRRJE PËR GRANTE
Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Ballkanin Perëndimor
Fton organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) të dorëzojnë Aplikime lidhur me iniciativa për Ndërtimin e Kapaciteteve dhe Advokacinë në një prej fushave tematike të zhvillimit të qëndrueshëm rural:
- qasja LEADER/ CLLD (Zhvillimi Lokal i Udhëhequr nga Komuniteti);
- Zhvillimi Rural;
- Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore;
- Mbrojtja e Mjedisit;
- Ekonomia Sociale;
- Inovacioni në zhvillimin social-ekonomik;
- Bujqësia e qëndrueshme;
- Diversifikimi i aktivitetit ekonomik në zonat rurale.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 17 dhjetor 2017, ora 23:59, për të gjitha organizatat nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bosnia dhe Hercegovina dhe Kosova*, të cilat janë aktive në fusha të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm rural.
Më shumë informacion mbi kushtet e aplikimit mund të gjendet në Udhëzuesin për aplikantët sëbashku me anekset shoqëruese në faqen zyrtare http://www.balkan-noborder.com, ose shkarkoni dokumentat më poshtë:
Programi i Grantit: Udhëzues si dhe Paketë Informacioni: “Sesion Informimi – Thirrje për Grante”
Aneks 1: Formulari i Aplikimit
Aneks 3: Forma Raport Narrativ
Aneks 4: Forma Raport Financiar
Gjithashtu, për informacion të mëtejshëm mbi kushtet e aplikimit ju mund të kontaktoni Koordinatorin Kombëtar për Shqipërinë përmes e-mailit: [email protected] dhe [email protected].
Organizatat e Shoqërisë Civile që do të vlerësohen për aplikime të suksesshme do të marrin një grant maksimumi deri në 17.000 EUR/për grant. Minimalisht 14 projekt propozime të suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm rural do të mbështeten për të zbatuar projekte në periudhën 01 shkurt 2018 – 31 tetor 2018. Minimalisht dy grante do të jepen në secilin vend të përmendur.
Programi i Grantit, zbatohet si pjesë e projektit “ALTER – Territore Aktive Lokale për Zhvillimin Ekonomik të Zonave Rurale”, një projekt 4-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian.