+355 (04) 2400241 [email protected]

TRAJNIM I TRETË KOMBËTAR MBI BUJQËSINË E QENDRUESHME DHE ZHVILLIMIN RURAL

27-28 QERSHOR 2024
Shkodër, Shqipëri

Në kuadër të projektit rajonal “Akademia Nga ferma në tryezë për Ballkanin Perëndimor të gjelbër – e ardhmja jonë e përbashkët Evropiane”  mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka nisur cikli i Trajnimit të Trajnerëve për “Bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural” si pjesë e Akademisë nga Ferma në Tryezë. Këto trajnime rajonale, tre ditore bazohen në zhvillimin e 4 moduleve: Agroekologjia, Hortikultura, Bujqësia organike dhe Ekonomia qarkulluese.

Pas secilit prej katër Trajnimeve tre ditore rajonale të Trajnerëve për organizatat e shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (BP), do të zhvillohen trajnime dy ditore në nivel kombëtar në secilin prej gjatë vendeve të BP, ku trajner janë pjesëmarrësit e trajnimit të Trajnerëve që kanë fituar aftësitë për dhënien e një trajnimi kombëtar.

Trajnimi i tretë kombëtar dy ditore për Shqipërinë, mbi “Bujqësinë e qendueshme dhe zhvillimin rural” do të zhvillohet në Shkodër në datat, e enjte – e premte 27-28 Qershor 2024.
Qëllimi i trajnimit është: Të zhvillojë kapacitetet e OSHC-ve në Shqipëri, në sistemet e qëndrueshme ushqimore dhe jetesën rurale, në mënyrë që të transferohen synimet e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së dhe Strategjisë nga Ferma në Tryezë në zonat rurale.

Duke marrë pjesë në trajnimin kombëtar, pritet që secili pjesëmarrës të ketë njohuri dhe fitojë aftësi në zhvillimin rural dhe të jetë agjent aktiv dhe efektiv i ndryshimit për të ndihmuar bujqësinë dhe komunitetet rurale drejt tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë.

Në këtë trajnim të parë kombëtar ANRD fton të marrin pjesë organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri që janë të angazhuara në sektorin e bujqësisë apo dhe që duan të thellojnë njohuritë e tyre në zhvillimin rural duke u bazuar në përqasjen e Strategjisë nga Ferma në Tryezë.

Pjesëmarrja në trajnimin kombëtar  është pa pagesë. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrjen, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin do të mbulohen nga projekti ” Akademia Nga ferma në tryezë për Ballkanin Perëndimor të gjelbër – e ardhmja jonë e përbashkët Evropiane”. Programi dhe informacione të mëtejshme logjistike do ti vihen në dispozicion kandidatëve të përzgjedhur. Pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë për përfundimin e programit dy ditor.

Ju lutem plotësoni formën e aplikimit si më poshtë këtu deri në datën 6 qershor 2024.