ANRD ka kënaqësinë të hapë thirrjen për subjektet e interesuara në zhvillimin e projektit ‘Eksploro Egnatian’.
Ky projekt ka për qëllim të krijimin e një harte digjitale që synon të promovojë atraksionet dhe destinacionet kryesore turistike që ndodhen përgjatë kësaj rruge historike.
Rruga shtrihet brenda zonës “Leader” të GVV “Egnatia”, e cila ndodhet në kufijtë administrativë të bashkisë Elbasan.
Më shumë informacion mbi programin, kriteret, procedurën dhe formatin e aplikimit gjeni në këtë dokument Explore Egnatia.
Afati përfundimtar për aplikim: 2 shtator 2024, ora 17:00.
‘Eksploro Egnatian’ zhvillohet në kuadër të projektit “Mbështetja e fuqizimit ekonomik dhe social të grave në zonat rurale në Bashkitë Elbasanit, Kolonjës dhe Gramshit” zbatuar nga ANRD dhe mbështetur financiarisht si pjesë e projektit “Barazi gjinore në zonat rurale dhe turizmi” (GREAT).
Ky projekt financohet nga Qeveria e Italisë dhe zbatohet nga UN Women dhe FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri.