+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) zhvilloi në Vlore, Trajnimin e katërt Kombëtar “Bujqësia e Qëndrueshme dhe Zhvillimi Rural” në datat 3 dhe 4 tetor 2024. Trajnimi solli bashkë 17 pjesëmarrës nga 6 qytete të ndryshme* të Shqipërisë,  përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të rinj të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe aktorë të tjerë relevantë që punojnë ngushtësiht me fermerët. Ky është trajnimi i katërt dhe shënoi mbylljen e ciklit të trajnimeve kombëtare me fokus mbi Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Zhvillimin Rural në Shqipëri, në kuadër të projektit Akademia nga Ferma në Tryezë.

Qëllimi i trajnimit ishte të zhvilloheshin kapacitete e pjesëmarrësve në bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural në mënyrë që secili të luajë një rol të rëndësishëm në nivel lokal për orientimit drejt tranzicionit të gjelbër. Pjesëmarrësit e pajisur me njohuri përmes këtij trajnimi do të shërbejnë për ndarjen e këtyre njohurive në komunitetet ku ata veprojnë.

Trajneri Z.Simo Ribaj, Drejtor i Green Vision, Vlorë i cili ka një eksperinecë shumë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile mjedisore dhe të zhvillimit rural, u përnqëndrua ditën e parë në zhvillimin e moduleve  të Agroekologjisë, Bujqësisë Organike dhe ditën e dytë të Ekonomisë Qarkulluese dhe Hortikulturës.

Pjesëmarrja në këtë trajnim kishin eksperienca dhe njohuri të ndryshme, kjo e bëri trajnim që të kishte dinamika të vazhdueshme në diskutime dhe në ndarje mendimesh

Shumë nga informacionet e marra këtu ishin të pa dëgjuara më parë dhe shkëmbimi i eksperiencave misi nesh ishte një eksperiencë shumë e vlefshme. Interesimi i të gjithëve për temat e trajtuara shton pasionin që ne kemi për bujqësine”- Klajdi Koka, Qendra e Rinisë Rurale (RYH).

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin e Gjelbër Perëndimor – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane”  financuar nga @European Union to Albania dhe zbatuar nga konsorciumi i rrjeteve të zhvillimit rural në 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia dhe nga platforma e Rrjetit Ballkanik për Zhvillim Rural (BRDN)

*Përfaqësuesit në trajnim ishin nga: Tirana, Durrësi, Erseka, Dibra, Vlora, Selenica.

Second Regional Training of Traner – 11

Second Regional Training of Traner – 7