Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) zhvilloi në Durrës, trajnimin e parë kombëtar “ Bujqësia e Qëndrueshme dhe Zhvillimi Rural” në datat 20-21 Mars. Trajnimi solli bashkë 20 pjesëmarrës nga 8 qytete të ndryshme* të Shqipërisë, përfaqësues të shoqëria civile, të rinj të interesuar për zhvillimin rural, bisnese lokale që merren me bujqësine etj. Trajnimi zhvillohet si vijim i trajnimit të parë rajonal mbi të njëjtën temë mbajtur në Tiranë me përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vendet partnere të projektit rajonal, në kuadër të Akademisë nga Ferma në Tryezë.
Qëllimi i trajnimit ishte të zhvilloheshin kapacitete e pjesëmarrësve në Bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural në mënyrë që secili të luajë një rol të rëndësishëm në nivel lokal për orientimit drejt tranzicionit të gjelbër.
Profesor Enver Isufi, i cili pas marrjes së njohurive në trajnimit rajonal zhvilloi trajnimin dy ditor duke u bazuar në 4 temat: Agroecologjia, Hortikultura e qëndrueshme, Bujqësia Organike, Ekonomia qarkulluese në Bujqësi.
“Sektori i bujqësisë është një sektor që kërkon punë dhe dedikim në terren. Njohja dhe zbatimi i përqasjeve që zhvillojnë sektorin dhe mbi të gjitha sigurojnë produkte brenda standardeve është e nevojshme në ditët e sotme”- tha Ferdie Kajo, Berat
Trajnimi i zhvilluar nga Profesor Enver Isufi, përgjatë dy ditëve, kishte diskutime të vazhdueshme pasi shembuj konkret u sollën nga trajneri për zbatimin e 4 temave në terren.
“Trajnime të tilla, që përfshijnë tema kaq të rëndësihme për zhvillimin e gjelbër duhet të zhvillohen në vijimë. Këto trajnime janë një mundësi për të përfituar njohuri dhe për të shkëmbyer eksperienca”-shpreht Astrit Metaliaj, Shoqata Alpin, Tropojë
Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin e Gjelbër Perëndimor – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane” financuar nga @European Union to Albania dhe zbatuar nga konsorciumi i rrjeteve të zhvillimit rural në 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia dhe nga platforma e Rrjetit Ballkanik për Zhvillim Rural (BRDN)
*Përfaqësuesit në trajnim ishin nga: Tirana, Berati, Shkodra, Tropoja, Elbasani, Lushnja, Durrësi, Fushë Arrëz