Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në partneritet me organizatat AgriNet dhe AgrouPuka, do të organizojnë Tryezë Kombëtare mbi Qeverisjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo tryezë vijon procesin mbarëkombëtar konsultues “Mbi qeverisjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, zhvilluar përgjatë periudhës tetor-nëntor 2018, dhe vjen në funksion të advokacisë për çështjet e adresuara në Letrën e Pozicionimit.
Tryeza Kombëtare mbi Qeverisjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të zhvillohet më datë 12 shkurt 2019, ora 14.00, në ambientet e Europe House, Tiranë.
Në këtë tryezë janë të ftuar të marrin pjesë organizatat anëtare të ANRD, përfaqësues të shoqërisë civile, shoqata të fermerëve dhe prodhuesve, sipërmarrës ruralë, përfaqësues të autoriteteve vendore dhe qendrore, ekspertë, akademikë e të tjerë persona të interesuar.
Për më shumë detaje, ju ftojmë të lexoni Programin e eventit.