Që nga viti 2021 ANRD ka qenë partneri kombëtar i Schola Campesina, në Itali në përdorimin e TAPE – Mjet për Vlerësimin e Performancës Agroekologjike – që përfshin 12 vende të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) të mbështetur nga FAO REU për të studiuar përvojat e agroekologjisë në nivel vendor. Organizatat partnere janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë në një Komunitet të Praktikave mbi TAPE dhe agroekologjinë në rajonin ECA që është struktura e parë mbi agroekologjinë që ka ekzistuar ndonjëherë në këtë rajon dhe ka një të ardhme premtuese përpara.
Gjatë vitit 2022, bashkëpunimi ynë do të përfshijë aktivitetet e mëposhtme
- Në 9 qershor 2022, ANRD mirëpriti ëebinarin rajonal që u fokusua në praktikat premtuese të fuqizimit ekonomik të grave në Ballkanin Perëndimor përmes zhvillimit të zinxhirëve të vlerave agro-ushqimore me ndjeshmëri gjinore për sisteme të qëndrueshme agro-ushqimore. https://www.scholacampesina.org/16037-2/
- Aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin dhe advokacinë e fermerëve të vegjël dhe aktivistëve ruralë në përdorimin e treguesve të SDG-ve. Këto aktivitete do të përfshijnë takime të njëpasnjëshme të kombinuara me rezultatet e mëparshme, duke përfshirë trajnimin se si të vlerësohen, interpretohen dhe përdoren treguesit e SDG-ve dhe të dhëna të tjera për të ndikuar në procesin e politikëbërjes.
- Zhvillimi i aktiviteteve trajnuese.
- Pjesëmarrja në seminarin për metodologjinë e shkollave agroekologjike, i cili u zhvillua në Maj 2022, në Itali.
- Mbledhja e të dhënave mbi rolin që luajtën fermat familjare në Shqipëri gjatë ndërprerjes së zinxhirit të vlerave ushqimore për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve të tjera si dhe hartimi i propozimeve për politika të nevojshme.