+355 (04) 2400241 [email protected]

Kohëzgjatja: Janar 2022 – Shtator 2024

Projekti ‘TOKA JONË’ synon të tw forcojë sipërmarrjen sociale në menaxhimin e aseteve të konfiskuara nga organizatat kriminale bazuar në modelet e bujqësisë sociale. Qëllimi kryesor i ‘TOKA JONË’ është që të përcaktojë një model të bujqësisë sociale të qëndrueshme nëpërmjet trajnimit dhe punësimit të grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara si dhe përfshirjes së komunitetit lokal në një sërë fushatash ndërgjegjësuese. Për këtë qëllim, ‘TOKA JONË’ do të ofrojë mbështetje për inisiativa novatore të bujqësisë sociale përmes ripërdorimit të tokave të konfiskuara si një mjet për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik, mundësitë e punësimit të grupeve vulnerabël, ndjenjën e ligjshmërisë dhe sundimit të ligjit.

 

Projekti do të ndikojë në përmirësimin e situatws sociale dhe ekonomike të grupeve në nevojë si dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e pronave të konfiskuara dhe ripërdorimin e qëndrueshëm të tyre për qëllime sociale.

 

I financuar nga Komisioni Evropian, ‘TOKA JONË’ zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio Volontario (COSV), Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural (ANRD) dhe Consorzio LaRada, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).