Parlamenti Rural ofron një mundësi të rëndësishme për politikë-bërësit, institucionet publike dhe private, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin e donatorëve, botën akademike dhe aktorë të tjerë për të rishikuar progresin aktual dhe promovuar ndryshime në politika dhe praktika që sigurojnë se “Axhenda Rurale Shqiptare” do të zhvillohet dhe do të jetë përfshirëse për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunitetet rurale, si dhe do të mundësojë pjesëmarrjen e tyre në këtë proces.
Për shumë vende europiane dhe të tjera, parlamenti rural përfaqëson një ndër aksionet më të rëndësishme për të ngritur zërin e komuniteteve rurale dhe për të adresuar nevojat e njerëzve që jetojnë dhe punojnë në këto komunitete.
Parlamenti Rural përfaqëson një instrument kritik për fuqizimin e njerëzve që jetojnë në komunitetet rurale dhe për adresimin e problemeve me të cilat ndeshet zhvillimi rural në Shqipëri.