Prej vitesh, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural është përpjekur të jetë zëri i komuniteteve rurale. ANRD tashmë ka hyrë në vitin e nëntë të funksionimit të vet dhe me krenari vërejmë se ANRD demonstron të gjitha cilësitë e një organizate ombrellë të besueshme. Nga viti në vit, ANRD e ka rritur aktivitetin e saj dhe është bërë një aktor i rëndësishëm mes shumë aktorëve institucionalë të zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale.
Me kënaqësi ndajmë po ndajmë Raportin Vjetor 2023. Ky raport përpiqet të prezantojë përmbledhtas punën tonë, momentet kyçe të përpjekjeve tona, partneritetet dhe arritjet kryesore të vitit 2023. Raporti përbëhet nga dy pjesë: pjesa përshkruese e aktivitetit të ANRD dhe pasqyrat financiare. Raporti u paraqit nga Koordinatorja Kombëtare në Bordin Ekzekutiv të ANRD dhe u miratua nga Asambleja e Përgjithshme më 14 Qershor 2024.
Për të lexuar raportin, ju lutemi të klikoni këtu.