Prej afro një dekade, ANRD ka bërë pëpjekje të vazhdueshme për t’u kthyer në zërin e komuniteteve rurale, për të nxitur zhvillimin e gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të zonave rurale të Shqipërisë. Viti 2024 dëshmoi sërish energjinë, përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin anëtarësia, bordi dhe stafi i ANRD punojnë për të përmbushur këtë mision.

Me kënaqësi ndajmë po ndajmë Raportin Vjetor 2024. Ky raport përpiqet të prezantojë përmbledhtas punën tonë, momentet kyçe të përpjekjeve tona, partneritetet dhe arritjet kryesore të vitit 2024. Raporti përbëhet nga dy pjesë: pjesa përshkruese e aktivitetit të ANRD dhe pasqyrat financiare. Raporti u paraqit nga Koordinatorja Kombëtare në Bordin Ekzekutiv të ANRD dhe u miratua nga Asambleja e Përgjithshme më 3 Shtator 2025.

Për të mësuar më shumë lexoni raportin vjetor dhe financiar.