+355 (04) 2400241 [email protected]

Shëndeti i konsumatorëve shqiptarë dhe evropian mbetet prioritare dhe lidhet pashmangshmërisht me garantimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale që përmbushin standardet e cilësisë dhe sigurisë
ushqimore. Rasti i mandarinave me prezencë të clorpirifosit, i bërë publik në media, ka ngritur shqetësime mbi sfidat ekzistuese të sigurisë ushqimore dhe ka përforcuar nevojën për reagim të shpejtë dhe efektiv
nga institucionet përgjegjëse. Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) dhe 37 organizatat anëtare të veta kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), si dhe nga institucionet e tjera ligjzbatuese, një qasje transparente dhe të përgjegjshme për të adresuar situatën dhe për të forcuar besimin e publikut në sistemin e sigurisë ushqimore të vendit tonë.

Për të lexuar deklaratën e plotë klikoni këtu .