Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rura ka publikuar dokumentin e politikave Sisteme ushqimore dhe komunitete rurale të qëndrueshme: Rasti i qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Dokumenti paraqet një analizë të detajuar të sfidave dhe mundësive në zinxhirin e vlerës së qumështit, duke vlerësuar performancën ekonomike, sociale dhe mjedisore të sektorit sipas parimeve të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO).
Për t’iu përgjigjur sfidave sistemike me të cilat përballet sektori i qumështit, ky dokument politikash ofron një sërë rekomandimesh koherente dhe të zbatueshme. Këto rekomandime janë plotësisht në përputhje me prioritetet strategjike të Strategjisë së Shqipërisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027 dhe parimet e Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) të Bashkimit Evropian.
Për të mësuar më shumë rreth gjetjeve të studimit lexoni dokumentin e politikave në shqip dhe anglisht.
Projekti rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër – E ardhmja jonë e përbashkët Evropiane” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i Rrjeteve Kombëtare për Zhvillimin Rural në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, si dhe nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin Rural (BRDN).