Dokumenti i politikave “Qeverisja e mirë në përdorimin e tokave të konfiskuara për qëllime sociale” ka si qëllim të analizimin e aspekteve ligjore, ekonomike dhe sociale që ndikojnë qeverisjen e mirë të tokave të konfiskuara si asete që mbartin potencial të lartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale. Dokumenti bazohet në përvojën e zbatimit të një projekti të guximshëm dhe novator si “Toka Jonë-Ripërdorimi i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale.”
Në përgjithësi menaxhimi i pronave të konfiskuara, në veçanti i tokave për promovimin e bujqësisë sociale lidhet ngushtë me zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, të tilla si transparenca, sundimi i ligjit, pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar, llogaridhënia, efikasiteti dhe efektiviteti. Përvoja praktike e projektit “Toka Jonë” dhe nismave të tjera të ngjashme, si dhe sfidat e ndeshura përgjatë zbatimit të aktiviteteve tregojnë se ndonëse është bërë progres i dukshëm në krijimin e një kuadri të mirë ligjor dhe institucional për administrimin e aseteve të konfiskuara, ende mbeten vështirësi të konsiderueshme për menaxhimin e tyre efektiv dhe transparent.
Dokumenti ofron rekomandime konkrete dhe praktike për qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme të këtyre aseteve me fokus përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënien në mënyrë që ato të kthehen në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e komuniteteve rurale.
Mësimet e nxjerra nga zbatimi i kësaj nisme tregojnë qartë potencialin që ka përdorimi i tokave të konfiskuara për qëllime sociale. Kjo përvojë shërben si një udhëzues i vlefshëm për aktorë të tjerë që do të ndjekin të njëjtën rrugë në të ardhmen
Për të lexuar dokumentin Dokument Politikash_Qeverisja e mirë në përdorimin e tokave të konfiskuara për qëllime sociale_