Miratuar në përfundim të Parlamentit të Dytë Rural Europian.
Mbajtur nga 4 deri më 6 nëntor 2015, në Schärding, Austri,
në të cilin morën pjesë 240 delegatë nga 40 vende europiane.
- Ne, përfaqësuesit e shumë personave dhe organizatave rurale europiane, kemi miratuar Manifestin Rural Europian si një deklaratë të aspiratave, angazhimeve dhe kërkesave të popullatës rurale, duke u bazuar në shumë takime të zhvilluara në shumë shtete gjatë fushatës së Parlamentit Evropian Rural 2015.
- Shumëllojshmëria e zonave rurale. Ne e vlerësojmë larmishmërinë e zonave dhe popujve të Europës, që rrjedhin nga gjeomorfologji të ndryshme, klima, biodiversiteti i tokës, detit dhe nga historia e gjatë e aktivitetit njerëzor në të gjithë kontinentin. Ne e shohim këtë larmishmëri, të shprehur në kulturën njerëzore dhe burimet natyrore, si një mundësi të madhe për mirëqenien e ardhshme të të gjithë popujve në Europë.
- Vlera të përbashkëta. Ne vlerësojmë vlerat e përbashkëta që lidhin banorët e Europës – demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, njohjen e të drejtave të njeriut, frymën e bashkëpunimit. Ne jemi të impresionuar nga temat që dolën nga fushata e Parlamentit Rural Europian në të gjithë Europën, nga Atlantiku në Detin e Zi dhe nga Skandinavia në Mesdhe.
- Cilësia e jetës. Banorët që jetojnë në zonat rurale të Europës vlerësojmë shumë cilësinë e jetës në fshat, në ferma, në qytetet e vogla, në kufijtë bregdetar, në ishujt, në male dhe pyje përfshirë edhe kulturat e tyre lokale, kafshët e egra, peisazhet, mjediset e tyre të shëndetëshme dhe trashëgiminë kulturore .
- Shqetësimet në lidhje me kushtet rurale. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse shumë rajone janë të prekur nga kufizimet e ekonomive rurale, mungesat për punë të kënaqshme dhe të mirëpaguar, ulja e numrit të popullsisë, sidomos e të rinjve që lënë vendin e tyre, mosbalancimi i vazhdueshëm demografik, rënia e cilësisë së shërbime, varfëria dhe përjashtimi social për personat në nevojë apo minoritetet etnike, si dhe nga degradimi i mjedisit.
- Nevoja për veprim. Ne besojmë plot pasion se këto sfida duhen drejtuar, në dobi jo vetëm të komuniteteve rurale, por edhe të gjithë popullsisë së Europës. Ne të gjithë kemi nevojë për ushqim, lëndë druri, energji, ujë dhe minerale të prodhuara në zonat rurale. Fermerët, ndërmarrjet dhe aktorë të tjerë ruralë kanë krijuar një pasuri të përbashkët për Europën. Zonat rurale kontribuojnë shumë për përmirësimin e ndryshimeve klimatike, ekonomike, shëndetin publik, argëtimin social dhe mirëqenien shpirtërore.
- Të drejtat. Ne kërkojmë që të drejtat e zonave dhe komuniteteve rurale të njihen plotësisht nga të gjithë popujt dhe institucionet e Europës, për një cilësi dhe standart jetëse të barabartë me atë të popullsisë urbane, si edhe për një pjesëmarrje të plotë në proceset politike. Ne ju kërkojmë qeverive të të gjitha niveleve të miratojnë këto të drejta.
Si grave dhe burrave duhet t’ju ofrohen të drejta të barabarta në të gjitha aspektet e politikëbërjes dhe veprimeve që lidhen me komunitetet rurale.
- Visioni. Vizioni ynë për të ardhmen e Europës rurale është që komunitetet e tyre të jenë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshëm, të mbështetur nga ekonomitë e shumëllojshme rurale me administrimin cilësor dhe efektiv të mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore. Ne besojmë se komunitetet rurale, modeluar sipas këtij vizioni, mund të jenë kontribuesit kryesor afatgjatë për një Europë të begatë, paqësore, të drejtë dhe të barabartë, si dhe për një shoqëri të qëndrueshme globale.
- Partneritetet. Ndjekja e vizionit tonë kërkon rifreskimin e partneriteteve në çdo vend, ato duhet të jenë të barabarta ndërmjet njerëzve dhe qeverive. Ne, personat dhe organizatat rurale, kemi përgjegjësi për të udhëhequr dhe për të vepruar në drejtim të mirëqenien sonë të përbashkët. Por ne, gjithashtu kërkojmë në mënyrë të drejtë që qeveritë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe institucionet europiane, të punojnë për të bërë efektive këto partneritete vendimtare.
- Shqyrtimi i gjendjes së zonave rurale. Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Europian të filloj një shqyrtim të përgjithshëm të gjendjes së zonave rurale në kuadër të Bashkimit Evropian, për kontributin që zonat rurale kanë dhënë deri më tani, dhe që do të japin në të ardhmen, për mirëqenien e Bashkimit Europian. Raporti për këtë rishikim duhet të publikohet në vitin 2017, për të shënuar 30 vjetorin e raportit “E ardhmja e Shoqërisë Rurale”. Konkluzionet e tij duhet të pasqyrojnë më gjerësisht zonat rurale në kuadër të të gjitha programeve dhe fondeve përkatëse të BE-së. Ne dëshirojmë që të përdorim procesin e vazhdueshëm të Parlamentit Rural Europian për të mundësuar komunitetet rurale të ndikojnë në përgatitjen e politikave për periudhën përtej vitit 2020.
Ne i kërkojmë Këshillit të Europës të marr në konsideratë iniciativën për rishikimin e gjendjes dhe nevojave në zonat rurale, në të gjitha vendet anëtare.
11.Përmbysjen e “spirales në rënie”. Shumë rajone janë të prekur nga një “spirale në rënie” e vitalitetit të komuniteteve rurale. Ulja e numrit të popullsisë (sidomos e të rinjve) çon në reduktimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve rurale duke dobësuar ekonomitë lokale, të cilat rrjedhimisht shkaktojnë uljen e popullsisë në zonat rurale. Ne bëjmë thirrje për përpjekje të përbashkëta nga aktorët rurale, të të gjitha agjencive përkatëse dhe qeverive për të “kthyer spiralen” duke nxitur vlerësimin e dhe krenarin e mënyrës rurale të të jetuarit, në vend që të vendosin norma urbane, të forcojnë shërbimet rurale, diversifikojnë ekonomitë rurale, si dhe të mundësojnë të rinjtë të qendrojnë ose të rikthehen në zonat rurale.
- Rinia. Shumë të rinj janë të gatshëm të qëndrojnë ose të rikthehen në zonat rurale për të marrë përgjegjësi si fermerë apo sipërmarrës rural për mirëqenien e ekonomive edhe komuniteteve rurale. Të rinjtë kanë nevojë për punësim, sisteme arsimimi dhe aftësim profesional tërheqës, mësim të bazuar në nevojat lokale, mundësi për të pasur tokë, strehim, kredi, dhe aktivitetet social-kulturore të përshtatshme për ta, si dhe mbështetje specifike për fermerët dhe sipërmarrësit e rinj. Ne i bëjmë thirrje qeverive dhe shoqërisë civile të përmbush këto nevoja dhe për t’ju mundësuar të rinjve të marrin pjesë aktivisht në proceset politike.
Ne mbështesim thirrjen që është bërë nga të rinjtë e zonave rurale për të pasur Parlamentet e tyre Rurale Rinore, si në nivel kombëtar edhe europian.
13.Refugjatët. Ardhja e njerëzve të dëshpëruar nga zonat e konfliktit duke kërkuar strehim dhe jetë të re në Europë, ka shkaktuar jo vetem mendim por edhe veprim në rrjetet tona. Ndërkohë i kërkojmë qeverive dhe agjencive të tjera të punojnë urgjentisht për të zgjidhur shkaqet e kësaj krize. Ne bëjmë thirrje për një përgjigje të ngrohtë zemre, bazuar në solidaritin e popujve. Ne besojmë se për shumë zona rurale, e veçanërisht ato me popullsi në rënie, kjo ofron një mundësi për integrimin e refugjatëve dhe të të ardhurve të tjerë. Procesi i integrimit duhet të përfshijë krijimin e nevojshëm të vendeve të punës, investimet në strehim, shërbime dhe infrastrukturë. Përpjekjet e suksesshme integruese duhet të festohen.
- Varfëria dhe përjashtimi. Ne dimë që përparimi është arritur me luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social në Europë. Por miliona njerëz janë ende të goditur nga varfëria dhe përjashtimi social i llojeve të ndryshme. Kohezioni social dhe territorial janë pjesë integrale e vizionit tonë për Europën. Ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të promovuar përfshirjen dhe pjesëmarrjen e plotë në shoqëri. Një shqetësim i veçantë janë nevojat e komuniteteve rome në shumë vende të Europës, të cilët janë ndër komunitetet rurale më të varfëra e të përjashtuar në të gjithë Europën. Këtyre komuniteteve duhet t’ju njihen të drejta të barabarta për punë të përshtatshme dhe mundësi arsimimi për fëmijët e tyre. Të gjithë njerëzit kanë talente dhe aftësi për të ofruar.
15.Metodat e qasjes LEADER dhe Zhvillimi Lokal i Udhëhequr nga Komuniteti. Ne fuqimisht advokojmë për një qasje territoriale të integruar dhe të bazuar në partneritetet e zhvillimit rural, e pasuar nga një qasje poshtë-lart dhe të bazuar në kushtet aktuale të çdo shteti. Ne dëshirojmë të shohim zbatimin e gjerë të parimit LEADER, si dhe zgjerimi i tij në qasjen e Zhvillimit Lokal të Udhëhequr nga Komuniteti, si brenda dhe jashtë BE-së. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mungesat aktuale të një procesi të vërtetë e të integruar të zhvillimit rajonal dhe rural në shumë vende. Ne nxisim institucionet dhe qeveritë brenda BE-së për të demonstruar besim në Grupet Lokale të Veprimit, për të zgjeruar financimin e tyre, për të përshtatur rregullat dhe procedurat e tyre për nevojat e komuniteteve rurale, si dhe për të siguruar një qasje të vërtetë të integruar në zhvillimin lokal, si dhe përdorimin e fondeve të shumta. Ne i bëjmë thirrje të gjithë sektorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi për të hedhur themelet e partneritetit ndërmjet sektorëve në përdorimin e metodave të sipër përmendura.
- Shërbimet rurale dhe infrastruktura. Shërbimet rurale bazë të tilla si: dyqanet, shërbimet postare, shkollat, kujdesi shëndetësor primar, transporti publik dhe infrastruktura sociale janë jetike për cilësinë e jetës në zonat rurale. Gjithashtu, me rëndësi jetike janë edhe infrastruktura adekuate e furnizimit me ujë, sistemet e kanalizimeve, energjia elektrike e furnizimi me të, si dhe sistemet e transportit. Por në shumë rajone rurale këto shërbimet janë të dobëta ose duke u rrënuar, infrastruktura është e pamjaftueshme dhe të gjitha këto kontribuojnë në një cikël vicioz të përkeqësimit të gjëndjes. Ne u bëjmë thirrje qeverive dhe ofruesve të shërbimeve të njohin të drejtën e popullsisë rurale për domosdoshmërinë e infrastrukturës adekuate dhe aksesit të nevojshem për të gjitha shërbimet elementare, në mënyrë që komunitetet rurale të kenë mundësi të marrin vendime dhe veprime që sigurojnë shërbimet dhe infrastrukturën e duhur për nevojat e tyre.
- Shërbimet e komunikimit dhe interneti. Aksesi për një kapacitet më të lartë të telekomunikacionit po bëhet vendimtare në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike për të gjithë europianët. Ofrimi i këtyre shërbimive është jetik. Zonat rurale për shkak të distancës dhe populatës së pakët kanë nevoja të veçanta për telekomunikacion efektiv. Megjithatë, shumë zona rurale, veçanërisht në rajonet qendrore e lindore të Europës dhe vendet periferike të BE-së, janë aktualisht në pozitë të shumë të pafavorshme nga dobësitë e sistemeve të telekomunikacionit. Ne i bëjmë thirrje qeverive, financuesve shumëkombësh dhe ofruesve të shërbimeve të telekomunikacionit të punojnë urgjentisht për të siguruar akses dhe shpejtësi më të lartë të këtyre shërbime për të gjithë popullsinë rurale, e nëse është e nevojshme të mundësojnë komunitetet rurale të marrin vetë masa për të siguruar këtë shërbim.
- Ekonomitë lokale dhe nën-rajonale. Rajonet rurale të Europës përfaqësohen nga mijëra ekonomi lokale dhe nën-rajonale, të pasura me ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat formojnë kapilarët jetesor të këtyre komuniteteve dhe që kontribuojnë në masë të madhe në ekonominë e përgjithshme të kombeve europiane. Ne pohojnë rëndësinë e madhe të rritjes vitale dhe qëndrueshmërisë së këtyre ekonomive lokale dhe nën-rajonale në të gjithë Europën rurale. Mjetet e realizimit ndryshojnë nga vendi në vend, por mund të ndërmerren iniciativa në sektorë të ndryshm si – bujqësi, pyje, peshkim, prodhimin e energjisë, prodhimet artizanale, ku përfshihen edhe ndërmarrjet me vlerë të shtuar, zinxhirët e furnizimit, turizmit, industrit e shërbimeve, si dhe bizneset që kanë për bazë teknologjinë e informacionit. Ka hapësirë të mëdha edhe për bisneset sociale. Me rëndësi të madhe është ofrimi i shërbimit këshillimor, mbështetja e biznesit dhe kreditimi i tij, sigurisht edhe arsimi dhe aftësimi professional i përshtatur me saktësi me mundësitë ekzistuese dhe potenciale të punës.
- Fermat e vogla familjare. Ne njohim kontributin e madh që fermat komerciale sjellin në ekonominë europiane. Megjithatë, ne jemi të shqetësuar seriozisht për humbjen e fuqisë punëtore dhe për mirëqenien e miliona ferma të vogla familjare brenda shteteve të BE-së, sidomos në Europën Juglindore e në Rajonin e Detit të Zi, sidomos në zonat e largëta malore dhe ishujt. Këto ferma sigurojnë jetesën për miliona familje, sigurojë ushqim për tregjet lokale, formojnë popullsinë bazë të mijëra komuniteteve duke mbështetur mënyrat tradicionale të jetësës nga të cilat varet shëndeti i vendit, ekosistemet, peisazhet, dhe trashëgimia kulturore. Ato mund të vazhdojnë të jenë të qëndrueshmëm duke formuar kooperativa dhe ndërmarrjet sociale bujqësore, duke u shtuar vlerë produkteve që prodhojnë të gjithë së bashku diversifikuar të ardhurat e tyre bujqësore, ekonomitë lokale dhe gradualisht duke formuar njësi më të mëdha të tokës. Ne nxisim qeveritë, donatorët, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet rurale për të njohur dhe për të mbështetur fermat familjare si një model i qëndrueshëm europian.
- Qytetet e vogla. Qytetet e vogla, të cilat janë me mijëra në Evropë, kanë rëndësi vendimtare si qendrat sociale, ekonomike dhe kulturore për komunitetet rurale. Ato janë qendrat e tregtisë, shërbimeve publike dhe sociale, shkollat e mesme dhe të kujdesit shëndetësor; ofrojnë mundësi të mëdha për turizëm; kolektivisht japin një kontribut të madh për ekonomitë rajonale dhe kombëtare. Megjithatë, ata nuk njihen si një objektiv kryesor i politikave dhe programeve kombëtare e europiane. Shpesh qytete e vogla nuk perceptohen as si zona rurale, as si zona urbane. Ne përkrahim një politik të Bashkimit Evropian të përqëndruar në qytetet e vogla, duke njohur të gjitha kontributet e rëndësishme që ato kanë në strukturat sociale dhe ekonomike të rajoneve rurale me vitalitetin e tyre; duhet një fokus më i madh për qytetet e vogla në politikat kombëtare.
- Ndryshimi i klimës dhe burimet natyrore. Në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ne pohojnë rolin e madh që zonat rurale të Europës mund të luajë në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ruajtjen e burimeve mjedisore; gjithashtu, të njohin nevojën për të ndihmuar zonat rurale që të përshtaten me ndryshimin e klimës. Mbi 40 për qind e sipërfaqes së tokës së Europës është pyje, të cilat mund të kapin e asimilojnë karbonin dhe kontribuojnë masivisht në burimet e ripërtëritshme të lëndëve të para dhe energjisë. Zonat rurale janë mirëpozicionuar për të përmbushur kërkesat në rritje të burimeve për energjinë e ripërtëritshme nga era, ujërat, baticat e zbaticat, energjia diellore, ujërat gjeotermale dhe lëndët djegëse drusore në mënyrë të tilë që të respektojnë natyrën, mjedisin, tokën e ujin, si dhe për të sjellë përfitime të drejtpërdrejta në punësim e komuniteteve rurale. Ne bëjmë thirrje për rritjen e përdorimit të agro-forestry, agro-ekologjisë dhe qasjet bio-ekonomike. Ne gjithashtu, nxisim që kushtet e krijuara nga ndryshimi i klimës duhet të merret parasysh në përcaktimin e rajoneve të pafavorizuara kur vlerësojmë dhënien e mbështetjet financiare.
- Balkani Perëndimor dhe Europa Juglindore. Komunitetet dhe ekonomitë rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën Juglindore janë të prekur thellë nga paqëndrueshmëria politike në rajon. Procesi i anëtarësimit në BE është në pritje. Kjo ngadalëson procesin e reformave politike. Zhvillimi rural është parë nga qeveritë si një prioritet i ulët. Ne i bëjmë thirrje BE-së për të rigjallëruar procesin e anëtarësimit në këtë rajon, duke përfshirë edhe mbështetur në mënyrë efektive proceset e zhvillimit rural.
- Udhëheqja në zhvillimin rural. Ne pranojmë rolin e rëndësishëm të udhëheqjes në të gjitha nivelet dhe midis niveleve. Ne e pranojmë se përgjegjësi kryesore për identifikimin e nevojave dhe dhënien e zgjidhjeve mbeten midis aktorëve rurale. Megjithatë, udhëheqja në zhvillimin rural përfshin veprime kolektive nga nivelet lokale, rajonale, kombëtare dhe europiane dhe karakterizohet me angazhin, komunikimin, bashkëpunimin dhe krijimin e besimit.Ne ju bëjmë thirrje shoqërisë civile, qeverive dhe sektorit privat për të punuar në partneritet për të ofruar për ngritjen e kapaciteteve, burimeve dhe mbështetje për të nxitur një mjedis që inkurajon inovacone frymëzues të qëndrueshme dhe të përgjegjshme,si dhe udhëheqës që marrin angazhime në të ardhmen.
24.Rrjete sociale civile. Rrjetet europiane dhe kombëtare, të cilat kanë udhëhequr këtë fushatë të Parlamentit Rural Europian i kanë rrënjët në veprimin lokal dhe në demokracinë me pjesëmarrje. Anëtarësimi i tyre përfshin mijëra grupe veprimi në nivel fshati, shoqata lokale, kooperativa dhe struktura të tjera, të cilat drejtojnë shërbime themelore dhe nxisin bashkëpunimin ndërmjet aktorëve rurale. Ne u bëjmë thirrje qeverive dhe institucioneve europiane për të respektuar pavarësinë e OJQ-ve dhe rrjeteve të tyre, si dhe për të mbështetur aktivitetet e tyre.
- Partneriteti midis shoqërisë civile dhe qeverive. Ne besojmë se zhvillimi rural efektiv kërkon një partneritet me mendje të hapur dhe inovativ ndërmjet njerëzve dhe qeverive, krahpërkrah dhe si të barabartë. I bëjmë thirrje aktorëve rurale të punojnë pozitivisht me qeveritë, institucionet ndërkombëtare dhe agjencitë e duhura për të krijuar sisteme të rëndësishme të konsultimit dhe vendimmarrjes bashkëpunuese, për të mundësuar palët e interesuara rurale të marrin pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave për të hedhur një themel të fortë për partneritet të frytshëm midis aktorëve rurale dhe qeverive në të gjitha nivelet.
- Klima mbështetëse. Ne i bëjmë thirrje qeverive për të vepruar me frymën e partneritetit të besueshëm dhe mendje të hapur me komunitetet rurale, duke njohur të drejtën e tyre për vetëvendosje; dhe për të siguruar një klimë mbështetëse për bazën ligjore, rregulloret, administratën dhe financat. Kjo klimë mbështetëse duhet të përfshijnë një angazhim të plotë për demokracinë dhe sundimin e ligjit; koherencë midis aspekteve të ndryshme dhe niveleve gjeografike të politikës nëpër gjithë fushën e veprimit të qeverisë në lidhje me zonat rurale; rishikim të gjitha politikat dhe programet rurale përkatëse; projektim të thjesht dhe përdorimi i ndjeshëm dhe fleksibël, i sistemeve rregullatore fiskale dhe financiare për të inkurajuar nismat nga individët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërmarrjet shoqërore, kooperativat dhe të tjerët. Gjithashtu, respektimi e të drejtave të komuniteteve rurale në forcimin e ligjeve dhe traktatet ndërkombëtare.
- Arsimi. Në një botë në ndryshim, njerëzit kudo e vazhdimisht duhet të rrisin aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe përtërirë në veprimtarit sociale dhe ekonomike. Për këtë arsye, edukimit dhe mësimit gjatë gjithë jetës – duke filluar në fëmijërinë e hershme – kanë një vend të rëndësishëm në komunitetet rurale duke bërë të mundur lulëzimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit të nevojshme dhe krijimin e rrjeteve,si dhe duke marrë pjesë plotësisht në proceset zhvillimore. Ata kanë rëndësi të veçantë duke mundësuar që të rinjve të kuptojnë rëndësinë e një jete të pasur dhe të qëndrueshme në fshat, për të arritur dhe për të ripërtërirë vazhdimisht aftësitë e nevojshme, si dhe për të marrë pjesë si qytetarë aktivë. Ne nxisim autoritetet arsimore për të siguruar qasje efektive për komunitetet rurale në shërbimet e edukimit, duke përfshirë mësimin në distancë dhe formimin e përshtatshëm profesional për realitetet e jetës rurale.
- Shkëmbimet ndërkombëtare të eksperiencës. Ne besojmë se puna për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm rural në të gjithë Europën mund të ndihmohet në masë të madhe edhe nëpërmjet shkëmbimit të praktikave të mira ndëmjet aktorëve rurale dhe qeveritë në të gjitha vendet e Evropës e më gjerë. Lindja dhe Perëndimi mund të kontribuojë dhe të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga shkëmbimet e eksperiencave të tilla. Ne bëjmë thirrje për një qasje të vërtetë pan-europian të programeve të shkëmbimit, nëpërmjet bashkëpunimit midis qeverive, OJQ-ve, donatorëve shumëkombësh dhe aktorë të tjerë brenda dhe jashtë BE-së. Një kontribut udhëheqës që çon në këtë proces duhet të ndërmeret nga Rrjeti Evropian për Zhvillimin Rural dhe Rrjetet Kombëtare Rurale të financuara nga Bashkimi Europian në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
- Advokimi dhe ndërmarja e veprimeve. Ne ju kërkojmë rrjeteve të OJQ-ve Europiane të cilat bashkë-iniciuan Parlamentin e dytë Rural Europian të udhëheqin një program avokimi dhe veprimi bazuar në këtë Manifest, duke punuar ngushtësisht me anëtarët e tyre kombëtarë dhe të gjithë partnerët që dëshirojnë e janë të gatshëm.
30.Zotimin ynë. Ne zotohemi dhe vetëangazhohemi për ndjekjen e vazhdueshme të vizionit dhe veprimeve të përshkruara në këtë Manifest. Ne besojmë se komunitetet rurale, qeveritë dhe institucionet shumëkombëshme duke punuar së bashku, mund të arrijnë në rilindjen e rajoneve rurale të Europës.
Me këtë bindje, ne deklarojmë se E GJITHË EUROPA DO TË JETOJË!
Shënim shpjegues
Fushata e Parlamentit Europian Rural, 2015 ishte bashkë-iniciuar nga tre organizatat pan-europiane jo-qeveritare – Aleanca e Komunitetit Rural Europian, PREPARE Partneriteti për Europën Rurale dhe Shoqata LEADER Europiane për Zhvillim Rural. Ato ndërmorrën fushata kombëtare për të mbledhur ide nga komunitetet rurale në 36 vende europiane; konferenca kombëtare ose Parlamentet rurale në shumë nga këto vende; si dhe Parlamentin Rural Europian tre-ditor, ku morën pjesë palët e interesuara rurale nga 40 vende, përfshirë dhe përfaqësues të qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare. Manifesti do të formojnë bazën për fushatë të vazhdueshme nga ana e tre organeve bashkë-iniciuese dhe partnerët e tyre kombëtare.