ANRD e konsideron tokën bujqësore një burim strategjik kombëtar, mbi të cilin mbështeten siguria ushqimore, zhvillimi rural, ruajtja e komuniteteve rurale, biodiversiteti dhe qëndrueshmëria e ekonomisë bujqësore shqiptare. Si rrjedhim, çdo ndryshim ligjor që prek tokën bujqësore duhet të shqyrtohet me kujdes dhe në një këndvështrim më të gjerë, duke vlerësuar ndikimin që mund të ketë mbi fermerët, fermat familjare, zhvillimin e zonave rurale dhe sigurinë ushqimore të vendit.
Për këtë arsye, ANRD, së bashku me organizatat anëtare, e ka shqyrtuar këtë nismë ligjore jo si një analizë juridike të dispozitave të saj, por në dritën e tre dokumenteve themelore që udhëheqin politikat për bujqësinë dhe zhvillimin rural: a) Komunikimit Interpretues të Komisionit Evropian “Acquisition of Farmland and European Union Law” (2017), i cili sqaron se çfarë lejon dhe çfarë nuk kërkon e drejta e BE-së; b) Strategjisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Peshkimit 2021 2027, e cila përcakton objektivat që Shqipëria i ka vendosur vetes për zhvillimin e sektorit; dhe c) Strategjisë Kombëtare për Konsolidimin e Tokës (2016), e cila evidenton gjendjen reale të tokës bujqësore dhe sfidat strukturore të saj.
Ky qëndrim publik është ndërtuar mbi këtë kuadër strategjik.
Për më shumë informacion shkarkoni këtu QËNDRIM PUBLIK – Mbi projektligjin