Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) ka publikuar raportin kombëtar “Konsultim me pjesëmarrje dhe dialogu për forcimin e pozicionit të fermerëve në zinxhirin e vlerës. Rasti i sektorit të qumështit dhe ai i bimëve aromatike dhe mjekësore.”

Raporti eksploron sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen fermerët shqiptarë lidhur me pozicionimin e tyre në zinxhirin e vlerës në dy sektorë të rëndësishëm për bujqësinë dhe zhvillimn rural në shqipëri: qumështi dhe bimët aromatike dhe mjekësore. Ky raport bazohet në gjetjet e procesit konsultues me pjesëmarrje, i zhvilluar në zona të ndryshme rurale në të gjithë vendin ku u përfshinë më shumë se 100 fermerë dhe aktorë të tjerë të angazhuar në dy zinxhirët e vlerës. Qëllimi kryesor i këtij procesi ishte nxitja e një dialogu gjithëpërfshirës dhe të bazuar në evidenca, që synon forcimin e pozicionit të fermerëve në zinxhirët e vlerës.

Për të eksploruar më shumë rreth gjetjeve të studimit lexoni raportin në shqip dhe anglisht.

Projekti rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër – E ardhmja jonë e përbashkët Evropiane” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i Rrjeteve Kombëtare për Zhvillimin Rural në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, si dhe nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin Rural (BRDN).