Ky dokument synon të hedhë dritë mbi panoramën ekzistuese të zhvillimit rural me pjesëmarrje, aktorët kryesorë, rolin, kapacitetet dhe pozicionimin e tyre në lidhje me zbatimin e qasjes LEADER+. Ai prezanton gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet kryesore nga një seri aktivitetesh të organizuara nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) me përfshirjen e aktorëve publik dhe jopublik, në nivel kombëtar dhe rajonal në periudhën mars-maj 2016.