ANRD publikon Raportin Vjetor 2025, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 2 tetor 2026. Raporti përmbledh punën dhe rezultatet e Rrjetit gjatë vitit 2025, si dhe pasqyrën financiare për periudhën janar-dhjetor 2025. Raporti, gjithashtu pasqyron dhe kontributin e ANRD-së në përfaqësimin e komuniteteve rurale, dialogun për politikat e zhvillimit rural, bashkëpunimin me anëtarët dhe partnerët dhe zbatimin e nismave të ndryshme.

Raporti Financiar paraqet në mënyrë transparente të ardhurat dhe shpenzimet e ANRD-së për periudhën janar-dhjetor 2025, duke ofruar një pasqyrë të situatës financiare të Rrjetit.
Publikimi i këtyre raporteve shpreh angazhimin e ANRD-së për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim të hapur me anëtarët, partnerët dhe publikun.

Për të mësuar më shumë lexoni Raportin Vjetor dhe Financiar 2025