Udhëzuesi praktik “Fuqizimi i të rinjve ruralë përmes sipërmarrjeve sociale bujqësore në tokat e konfiskuara” është një burim i pasuar që është bazuar në përvojën dhe mësimee e nxjerra gjatë zbatimit të programit të mentorimit për të rinjtë dhe gratë e angazhuara në ndërmarrjet sociale bujqësore.
Ky program mentorimi shërbeu për fuqizimin e grave dhe të rinjve nga zonat rurale, duke rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e sipërmarrjeve sociale bujqësore. Gjatë një periudhe tre mujore, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural mbështeti 15 të rinj nga zonat rurale dhe periferike të Tiranës, Shijakut dhe zonave të tjera të vendit. Programi u ofroi pjesëmarrësve njohuri të vlefshme dhe përvoja praktike me qëllim nxitjen e përfshirjes së tyre aktive në sipërmarrjet sociale bujqësore.
Ky udhëzues praktik ofron një metodologji të strukturua, shembuj konkretë dhe mjete që lehtësisht mund të përshtaten dhe përdoren nga organizatat e shoqërisë civile, trajnuesit, përfaqësuesit e qeverisjes vendore dhe punojnësit rinorë. Udhëzuesi përbëhet nga disa pjesë kryesore si identifikimi i nevojave të pjesëmarrësve, hartimi i programeve gjithëpërfshirëse të mentorimit, zhvillimi i sesioneve të mentorimit dhe rritjes së kapaciteteve, si dhe monitorimi i rezultateve.
Duke ndërthurur njohuritë, sfidat, përvojat dhe praktikat më të mira, ky manual praktik është një model që mund të përdoret nga aktorë të tjerë për fuqizimin e të rinjve nga zonat rurale, të angazhuar në sipërmarrje që gjenerojnë të ardhura, duke adresuar njëkohësisht sfidat sociale dhe mjedisore në komunitetet rurale.
Lexojeni udhëzuesin praktik dhe përdoreni për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetet rurale.Udhezues praktik_Fuqizimi i të rinjve përmes sipërmarrjeve sociale bujqësore_Toka Jonë